КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Свекла: Не постоји поступак набавке који спречава нашу посвећеност развоју полиције

Ксхелал Свецла

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk ka dhe nuk do të ketë procedura administrative dhe të prokurimit që do të ndalë përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin e Policisë së Kosovës, pas kritikave për mungesë kapelash për diplomimin e kadetëve të rinj. 

Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, Sveçla ka thënë se buxheti për Policinë është rritur për 60 për qind, nga 109 në 173 milionë euro.

“Dua t’ju siguroj se në këtë rrugëtim nuk do të jeni vetëm. Mbështetja jonë për Policinë e Kosovës dhe për secilin prej jush do të vazhdojë. Si Qeveri kemi mbështetur në vazhdimësi Policinë e Kosovës me qëllim që të keni kushtet, mundësitë dhe përkrahjen e nevojshme për ta kryer sa më mirë detyrën tuaj”, ka thënë Sveçla.

Ai ka bërë të ditur se buxheti i alokuar dhe i shpenzuar për Policinë e Kosovës gjatë pesë vjetëve të fundit ka arritur në 732 milionë euro.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë procedura administrative e të prokurimit që do ta ndalin përkushtimin tonë dhe zhvillimin e Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri ka kërkuar nga eprorët dhe menaxhmenti i Policisë që mbështetja e dhënë nga Qeveria të reflektohet në efikasitetin e punës së zyrtarëve policorë.

такође 397 полицијских кадета дипломирало је, Курти: Служите са интегритетом и професионализмом Арбери 397 полицијских кадета дипломирало је, Курти: Служите са интегритетом и професионализмом

“Suksesi juaj në shërbim të qytetarëve është edhe përgjegjësi dhe synim i yni i përbashkët”, ka thënë Sveçla.

Është raportuar se diplomimi i 397 kadetëve policorë ishte shtyrë për një javë për shkak të mungesës së uniformave. Po ashtu, është bërë e ditur se kapelat e përdorura nga kadetët në ceremoninë e sotme të diplomimit ishin huazuar nga zyrtarët aktivë të Policisë. KOHA ka kontaktuar autoritetet për të marrë një përgjigje lidhur me këtë çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

Прочитајте друга ажурирања
Албин Курти

Курти након извештаја о недостатку униформи у полицији: Никада није било више државне бриге

Премијер, Албин Курти, није дао конкретан одговор поводом извештаја о несташици униформи и...