Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka diskutuar me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës për zbatimin e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe reformave të ndërlidhura me Planin e Rritjes.
Në një postim, Schuebel ka thënë se një nga temat kryesore të diskutimit ishte prioritizimi i këtyre reformave, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, në mënyrë që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht.
Komisioni për Integrim Evropian është kryesuar nga deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.
Schuebel ka bërë të ditur se ka ofruar mbështetjen e BE-së për punën e komisionit, si dhe ekspertizën për avancimin e reformave që do ta afrojnë Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Подржите TIME. Сачувајте истину.
-
23. новембар 2026. 10:56
-
Учешће у: