КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Рама о младићу са повредом ока: Лично сам се бринуо о његовом лечењу у Италији

Еди Рама

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy gjatë protestave të dhunshme tash e disa ditë atje.

Rama teksa ka dënuar dhunën dhe ka akuzuar organizatorët për nxitje të protestuesve, ka thënë se është angazhuar personalisht që ai të marrë trajtim mjekësor në spitalin më të mirë në Itali.

Ai ka theksuar gjithashtu se lëndimi i këtij të riu duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, mbi të gjitha për siç tha – nxitësit e dhunës.

“Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën: Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit! Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së malkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë!”, është shprehur mes tjerash Rama në Facebook.

Прочитајте друга ажурирања
Протест

Тринаести дан протеста у Тирани