КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Положани: Имамо веома политизовану администрацију, то се мора променити

Поллозхани

Lura Pollozhani, hulumtuese e lëvizjeve sociale në Ballkan, ka thënë se administrata publike në Kosovë, është shumë e politizuar, madje aq shumë sa që kur ka zgjedhje është në funksion të zgjedhjeve e jo si një administratë e një mendësie institucionale. 

“Kjo duhet të ndryshojë. Por, kjo vjen me ligje e rregulla. Ato i sjell Parlamenti, por i sugjeron dhe zbaton Qeveria. Kemi shumë ndarje që duhet të bëhen, që mundëson një institucionalizim të procesit. Ende nuk e kemi dhe është serioze”, tha Pollozhani në “Konfront” të KTV-së. 

Pollozhani ka thënë se kur njerëzit flasin për reforma të shpejta, asaj "i dhemb koka". 

“Si mund të ndryshosh kaq shumë ligje për një kohë kaq të shkurtër? Për mua jo vetëm se është paradoks, por është e pamundur. Asnjë administratë, pavarësisht sa agjile të jetë, s’është e përgatitur për një dinamikë të tillë”, ka thënë Pollozhani. 
 

Прочитајте друга ажурирања
Суочити

Конфронт/Извештај о напретку на Косову – Ограничени напредак