КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Пеци: Тужилаштво је затворило истрагу против мене, званичници ДСК ће се суочити са кривичним пријавама

Фатон Пеци

Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet ndaj tij, në rastin për dyshime për dallavere me grante bujqësore.

Sipas dokumentit të publikuar nga ai në Facebook, hetimet kanë pushuar edhe ndaj ish-deputetes Fitore Pacolli, tash ministre e Drejtësisë.

Kryetari i Mitrovicës ka paralajmëruar kallëzime penale për deklarim të rremë ndaj zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për këtë ngjarje.

“Foli Prokuroria Speciale - sepse grantet janë dhënë vetëm me meritokraci. Dy vjet të randa linçimi, baltosje e shpifje të ulta e të mbushura helm kundër meje e kundër asaj çfarë përfaqësoj, morën përgjigjen e duhur, të ditur dhe të pritur. Prokuroria paska folur qartë, sepse nuk kishte arsye e dëshmi për të folur ndryshe e për të mos mbyllur insinuatat e sulmet e orkestruara kundër punës sime të ndershme. Zyrtarët e LDK-së që e ngritën këtë kallëzim penal, por edhe të gjithë ata që hodhën gurin e fshehën dorën, do të përballem me kallëzim penal për deklarim të rrejshëm.Ndërsa ju, qytetarëve të shumtë nga gjithë Kosova e mërgata, fort ju falenderoj që keni besuar në mua, përkundër luftës speciale kundër meje. Ju siguroj se asgjë nuk mund ta njollosë punën time të ndershme si Ministër, në shërbim tuajin, në shërbim të Kosovës”, ka shkruar Peci në Facebook.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, pati dorëzuar kallëzim penal ndaj Pecit me arsyetimin se vëllai i Pacollit ka marrë grante nga Ministria.

Пеци је негирао злоупотребу грантова, наглашавајући да ни под којим околностима није препоручио никога за субвенције или грантове.

Edhe më 3 prill sivjet, Peci pati thënë se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet ndaj tij për këtë rast, por më pas ky institucion pati bërë të ditur se bëhet fjalë për rast tjetër – atë të çështjes së ushtrimit të dy funksioneve njëkohësisht në Kuvend dhe në Qeveri.

KOHA i ka adresuar pyetje Prokurorisë Speciale për çështjen. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.