Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka asgjësuar 21 mijë e 226 kilogramë produkte mishi. Sipas njoftimit të AUV-së, asgjësimi është bërë në kuadër të zbatimit të një urdhërese të Inspektoratit Veterinar të Agjencisë. E të premten, AUV-ja ka bërë të ditur se ka ndaluar shitjen dhe e ka urdhëruar tërheqjen e mishit të ngrirë të pulës të importuar nga Brazili. Prokuroria ka njoftuar se ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këto raste.
Siguria e produkteve të mishit që tregtohen në Kosovë është vënë në vazhdimësi në pikëpyetje.
Nga mishi me afat të skaduar tek ai i kontaminuar me baktere, janë gjetjet që ka konstatuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Në njoftimin e saj dy ditë më parë është theksuar se ka zbuluar bakterin Salmonella Minnesota në mish pule të importuar nga Brazili, nga një kompani e Kosovës.
Pas këtij konstatimi, AUV-ja ka urdhëruar ndalimin e shitjes dhe tërheqjen e produkteve nga tregu.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të kontrolleve të jashtëzakonshme të mishit të importuar, ka konstatuar praninë e bakterit Salmonella Minnesota në mostra të mishit të ngrirë të pulës me origjinë nga Brazili, të importuar nga operatori Apetit SHPK. Bazuar në rezultatet laboratorike dhe në zbatim të neneve 7, 10 dhe 15 të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim, AUV-ja ka vendosur ndalimin e përkohshëm të qarkullimit, vendosjen nën kontroll zyrtar dhe tërheqjen nga tregu të produkteve të identifikuara. Produktet e përfshira në vendim: Coopavel dhe Superfrango”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e agjencisë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po ashtu ka njoftuar të hënën se ka asgjësuar 21 mijë e 226 e kilogramë produkte mishi.
Sipas njoftimit, operatori ekonomik ka vazhduar procesin e gjurmueshmërisë dhe tërheqjes së produkteve ushqimore.
“Në zbatim të urdhëresës së Inspektoratit Veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-120 për Ushqim, operatori ekonomik ELKOS SH.P.K. ka vazhduar procesin e gjurmueshmërisë dhe tërheqjes së produkteve ushqimore. Si rezultat, operatori ka tërhequr edhe 21.226 kg produkte ushqimore, të cilat janë asgjësuar më 30 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së. Sipas evidencës së operatorit, produktet e evidentuara përfshijnë mushkëri dhe kofshë pule, mish pule, mish të grirë, mish gjedhi dhe produkte të tjera të mishit, si dhe produkte të tjera ushqimore. Këto masa pasojnë urdhrin fillestar të AUV-së për ndalimin e shitjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3.130 kg kofshë pule të ngrira, pas konstatimit të pranisë së mykut”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
Për vendimet e AUV-it, të paktën në faqet e këtyre dy kompanive në rrjetet sociale nuk është bërë ndonjë reagim.
E Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar për KOHËN se ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, përkatësisht për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante lidhur me çështjen në fjalë.
Ndërkohë, për rastin e 103 tonëve mish me afat të skaduar, të kapur në Mal të Zi e të destinuar për Kosovën, Prokuroria i pati thënë KOHËS se nuk kishte nisur asnjë hetim.
Juristi Anton Nrecaj vlerëson se raste të tilla mund të përbëjnë vepra penale, përfshirë rrezikimin e shëndetit të konsumatorëve.
“Natyrisht se çdo plasim i produkteve ushqimore, të cilat rrezikojnë shëndetin e konsumatorit, përbën vepër penale. Kodi Penal, specifikisht neni 261, e kualifikon këtë si vepër penale të nxjerrjes në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë. Ata që prodhojnë, importojnë apo qarkullojnë artikuj ushqimorë, të cilët bien në dëm të shëndetit të njerëzve, natyrisht se për këtë vepër penale janë të sanksionuar me dënim gjobë dhe dënim me burgim. Përgjegjësia juridike, natyrisht se bie mbi kompaninë e cila ka bërë importin e mallit, sipas Kodit Penal. Dhe kjo përbën vepër penale. Sipas kësaj, natyrisht se, bazuar në raportin i cili mblidhet dhe konstatohet, si dhe konstatimet që dalin nga raporti i institucionit përkatës, duhet që i njëjti ta deponojë dhe ta dorëzojë në Prokurori”, ka thënë ai.
E kryetari i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, këto njoftime për mishin nga Agjencia i vlerëson si të vonuara.
“Në këto rrethana, natyrisht që ne nuk jemi të kënaqur dhe nuk mund të jemi të kënaqur. Nuk mund të jemi të kënaqur as me AUV-në, as me Ministrinë e as me Qeverinë, sepse gjërat ndodhin dhe ne i kuptojmë vetëm pasi të ketë kaluar treni”, ka thënë Kaçaniku.
Према подацима царине Косова, у првих седам месеци ове године, Косово је из Бразила увезло говедину и живину у вредности од преко 50 милиона евра.
Ndërkohë, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka thënë se është iniciuar kontroll dhe verifikim të çdo dërgese të mishit nga Brazili, nga data 1 janar deri më 5 shtator.
E nga 3 shtatori, Bashkimi Evropian ka ndaluar importin e mishit të gjedhit, mishit të shpendëve dhe produkteve të tjera me origjinë shtazore nga Brazili.
Овај пример су следиле и неколико других земаља које нису чланице, укључујући и суседе Косова.
KOHA u ka dërguar pyetje Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-së lidhur me masat e marra dhe nëse po merret parasysh pezullimi i importit të mishit nga Brazili, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.
E në orët e pasdites, AUV-ja ka njoftuar edhe për një produkt tjetër të ndaluar.
Kësaj here bëhet fjalë për një lloj patatinash të importuara.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve zyrtare në kufi, ka ndaluar hyrjen në Republikën e Kosovës të 1.068 kg patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, LOT 909073, të importuara nga kompania BEST BT SH.P.K., Prizren, për shkak të konstatimit të nivelit të akrilamidit mbi vlerat referente të përdorura gjatë kontrollit laboratorik. Bazuar në rezultatet e analizave laboratorike, sipas raportit nr. 4397/2026, Inspektorati Fitosanitar Kufitar i AUV-së, ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes dhe kthimin e ngarkesës, duke parandaluar vendosjen e saj në tregun e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AUV-së.
As në faqen e kësaj kompanie në Facebook, gjatë së hënës nuk është bërë ndonjë reagim.
Gjatë ditës së hënë, AUV-ja ka njoftuar edhe për ndalim të disa produkteve për kafshë.