Fundi i këtij viti është afati që vetë zyrtarë të Qeverisë e kanë caktuar për funksionalizimin e Fabrikës së Municionit e prodhimin e plumbave të parë nga ajo. Por, derisa kohës së premtuar po i vije fundi, objekti i fabrikës nuk është parë të jetë ndërtuar. Punimet për të, në Jahoc të Gjakovës, janë në fazën fillestare
Pesëdhjetë e gjashtë ditë larg është fundi i këtij viti, kur është premtuar se Kosova do të prodhojë plumbat e parë në Fabrikën e Municionit, e planifikuar të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës. Por në vendin ku është planifikuar të ngrihet, fabrika nuk duket.
Aty është duke u punuar në përgatitjen e terrenit. Të mërkurën u panë kamionë e eskavatorë duke lëvizur dheun nga një pjesë në tjetrën, ndonëse qasja për të parë nga afër punimet, që këto makineri të punës kryenin, nuk qe e mundur.
Ndërtimi e funksionalizimi i fabrikës për këtë vit, është premtuar vazhdimisht nga kryeministri Albin Kurti, e ministri Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Së fundmi, më 13 shtator, në ekspozenë e tij si mandatar për kryeministër, Kurti deklaroi se “prodhimi i municionit është paraparë të nisë brenda vitit 2026”.
Rreth një vit më parë, në një konferencë për media, ministri Maqedonci tha se pret që deri në fund të këtij viti, fabrika e municionit të funksionalizohet me fillimin e prodhimit të municionit.
“Mund të them që në fund të vitit të ardhshëm do t’i kemi plumbat e parë që do të prodhohen në Kosovë”, tha ai më 27 nëntor 2025.
Përveç lëvizjes së dheut e disa pjesëve ku ai ishte i grumbulluar, në hapësirën disa hektarëshe të ndarë për këtë projekt, nuk janë parë shenja të zhvillimit të punimeve të tjera.
Përkundër kësaj, premtimit për hapjen e kësaj fabrike, i qëndrojnë pas në Ministrinë e Mbrojtjes.
Këshilltari për media, Ardi Xhafolli, i tha KOHËS se mbesin të përkushtuar në realizimin e këtij projekti strategjik, që sipas tij, synon zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes dhe forcimin e kapaciteteve prodhuese të Kosovës.
“Sa i përket fillimit të prodhimit të municionit, mbetemi të përkushtuar ndaj planifikimit që deri në fund të këtij viti të realizohet prodhimi testues në fabrikën tonë. Ky është edhe afati i paraparë në kuadër të marrëveshjes me kompaninë MKE. Duhet theksuar se ky projekt nuk përfshin vetëm ndërtimin e një fabrike, por krijimin e një kompleksi industrial të prodhimit të municioneve, i cili do të përmbajë edhe një sërë objektesh dhe infrastrukturë mbështetëse”, ka thënë Xhafolli, në një përgjigje të shkruar.
Sipas tij, në bazë të planifikimeve, synohet që gjatë vitit të ardhshëm të kompletohet infrastruktura e përgjithshme e kompleksit, i cili, ndër tjerash, përfshin edhe objektet e laboratorit për testimin e cilësisë së municioneve, e atij për kalibrimin e tyre.
Xhafolli bëri të ditur se nga gjithë hapësira e dedikuar për këtë projekt, kompleksi shtetëror do të shtrihet në një sipërfaqe prej 19 hektarësh, në kuadër të zonës industriale të mbrojtjes.
“Ndërkaq, mbi 120 hektarë të tjerë janë të dedikuar për kompanitë private prodhuese vendore dhe kompanitë nga shtetet partnere që synojnë të zhvillojnë veprimtari prodhuese në këtë zonë”, tha ai, duke përsëritur se fabrika do të prodhojë municion të kalibrave 5.56 mm dhe 7.62 mm, ndërsa sipas kontratës, kapaciteti i paraparë prodhues është 20 milionë fishekë në vit.
Por, realizimi i këtij projekti, ashtu siç është premtuar, është i pamundur thotë ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hysen Gecaj.
Mosrealizimi i premtimeve nga qeveritarët, sipas tij, ndikon në besueshmërinë ndaj tyre.
“Qeveritarëve si duket këto temat e mëdha dhe të rëndësishme dhe shumë të ndjeshme për opinionin po iu shërbejnë thjesht për një marketing të tyre politik, për fushata politike dhe asgjë përtej kësaj. Në një të ardhme do të ndodhin të gjitha këto, por nuk po ndodhin në afate dhe në kohën kur po premtohen dhe në mënyrën se si po premtohen, prandaj këtu është e keqja”, ka thënë ai.
Kontrata për Fabrikën e Municionit me prodhuesin shtetëror turk është nënshkruar në dhjetor të vitit 2024.
Përmbajtja e saj është konfidenciale, por në atë kohë është deklaruar se përveç makinerisë prodhuese, kontrata përfshinë edhe trajnimin e stafit, mirëmbajtjen për një kohë, si dhe pajisje me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim.
Lidhur me funksionalizimin e fabrikës, KOHA ka pyetur prodhuesin shtetëror “Makine ve Kimya Endüstrisi (MKE)” dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë, por nuk janë ofruar përgjigje.
E, përpos që nuk është ngritur ende fabrika e municioneve, nuk është miratuar as ligji për këtë qëllim. Por, Qeveria tashmë e ka finalizuar koncept-dokumentin për të.
Ky dokument tregon se Kosova planifikon ta themelojë Korporatën Shtetërore të Industrisë së Mbrojtjes. Në kuadër të saj parashihen fabrikat që prodhojnë jo vetëm municione e dronë, por edhe mjete të tjera ushtarake, nga blindat e deri te censorët e uniformat.
Arkitektura e saj është përshkruar në draftin e koncept-dokumentit të hartuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Министарство је предвидело да ће Корпорација имати 6 одељења, на челу са одељењем за муницију.
Divizioni i Municioneve: Fabrikat prodhuese të municioneve të kalibrave të vegjël dhe të artilerisë. Ky divizion do të ndërtojë një fabrikë moderne në perëndim të vendit (p.sh. Jahoc të Gjakovës) duke përdorur teknologji bashkëkohore turke apo gjermane për municionet e para “Made in Kosova”, thuhet në draftin e koncept-dokumentit për fushën e industrisë së mbrojtjes.
Друга дивизија је она која се односи на војна возила, али је усмерена на одржавање, поправку и реконструкцију. Документ указује да би ово могло почети са регенерацијом оклопних возила.
Очекује се да ће корпорација такође имати одељење за дронове.
„Одељење за беспилотне летелице (БПЛО): Развој и производња беспилотних система, као што су тактички и противдронови. Национална лабораторија за дронове могла би бити основана у партнерству са локалним имплементаторима (нпр. електроника, софтвер) и истраживачким институтима како би се подстакле иновације у овој новој области“, наводи се у документу.
У оквиру корпорације, предвиђен је и концепт познат као мозак и нервни систем војске. Он обухвата командовање, контролу, комуникације, рачунаре, обавештајне послове, надзор и извиђање.
„Одељење за електронику и C4ISR: Пројектовање и производња војних електронских система (тактичка комуникација, сензори, систем командовања и контроле). Ово повећава технолошку независност КБС-а, а такође служи цивилном сектору (телекомуникације, сајбер безбедност) за затварање циклуса технолошког развоја“, наводи се у документу.
Једна дивизија је првенствено намењена да се брине о стварању могућности за производњу појединачне опреме као што су униформе, шлемови, панцири и друго, док ће друга управљати свакодневним операцијама и безбедношћу индустријског парка који се планира успоставити.
Очекује се да ће корпорација, одбрамбени индустријски парк и пет одељења бити под окриљем нове агенције која ће функционисати у оквиру Министарства одбране.