КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Мурати: Немачка влада захтева одрживост компаније „Пастрими“ за пројекат, Рамина кривица

Хекуран Мурати и Перпарим Рама

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka folur për akuzat e Komunës së Prishtinës se po e pengon duke mos e nënshkruar fillimin e projektit me Bankën Zhvillimore për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.

Për këtë, Murati ka thënë se investitori nuk e mbështetë një projekt të tillë pasi kërkohet qëndrueshmëri e kompanisë ekzistuese që bën mbledhjen dhe menaxhimin ne mbeturinat, që në këtë rast është kompania “Pastrimi”.

Murati ka cituar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili thoshte se do të shuhet kompania “Pastrimi” dhe do të themelohet një tjetër. Sipas ministrit Murati kjo tregon paqëndrueshmëri dhe pamundëson zbatimin e projektit nga Qeveria gjermane.

“Çështja e mbeturinave dhe kompanisë ‘Pastrimi’ ka të bëjë edhe me faktin që financiuesi në këtë rast Qeveria gjermane kërkon të ketë parashikueshmëri dhe qëndrueshmëri të kompanisë. Ju e dini që deklarimi i kryetarit të Komunës dhe veprimet, fillimisht kanë qenë që të shpallet tender për një kompani private, pra t’i hiqet kompetenca kompanisë ‘Pastrimi’, të lihet pa të hyra dhe pastaj kur kjo iu ndalua tha po e themelojmë një kompani të re, pra po e shuajmë këtë ekzistuese. Shuarja e kompanisë ekzistuese e pamundëson zbatimin e projektit që mbështetet nga qeveria gjermane. Nuk është problemi as te Ministria e Financave, as te financuesi, problemi është te Komuna e Prishtinës”, ka deklaruar Murati i pyetur për këtë çështje në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Sipas Muratit të gjitha ndërmarrjet publike kanë degraduar pas ardhjes në pushtet të Përparim Ramës.

“Siç e shihni qasja e tyre ndaj ndërmarrjeve publike është degraduese. Të gjitha ndërmarrjet publike nëse kanë qenë duke operuar me fitim dhe kushte të mira para se të vinte Përparim Rama, tashmë i shihni se kanë degraduar. E njëjta gjë mund të thuhet për të gjitha ndërmarrjet publike”, ka deklaruar Murati.

Ai ka thënë se një rast specifik i keqmenaxhimit të buxhetit komunal për ndërmarrjet publike është edhe mbështetja e Qeverisë prej 80 milionë eurove për Termokosin, derisa projekti për këtë ndërmarrje ende nuk ka bërë asnjë hap.

“Problemi i bashkëpunimit nuk qëndron te fakti i mosmbështetjes nga Qeveria. Siç e dini për Termokosin, ne e kemi shtyrë përpara, e kemi mbështetur me 80 milionë euro financim, por ku është ai projekt sot. Ende nuk ka lëvizur. Kemi të bëjmë me situatën ku keqmenaxhohen ndërmarrjet publike, ku keqmenaxhohet buxheti komunal, shfrytëzohen në mënyrë të paautorizuar fonde të tilla dhe pastaj kërkohet që ne t’i legjitimojmë ato. Nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë dhe nuk e bëjnë as financuesit”, ka thënë Murati.

Qeverisja e Ramës në kryeqytet në vazhdimësi e ka akuzuar ministrin Murati se qëllimshëm nuk po e nënshkruan fillimin e projektit me Bankën Zhvillimore gjermane për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.

Ky projekt parasheh një kredi prej 74 milionë eurosh që mundëson blerjen e 100 kamionëve të rinj dhe 10 mijë kontejnerëve, krijimin e një qendre për riciklimin e mbeturinave dhe rritjen e kapaciteve për menaxhimin e mbeturinave. 

Gjendja me mbeturinat në kryeqytet vazhdon të jetë e rëndë.