Të shtunën do ta mbajë takimin e radhës grupi strategjik për hartimin e një strategjie shtetërore, por punimet e tij do të zhvillohen në mënyrë konfidenciale, me synimin për të koordinuar veprimet institucionale dhe për të mbështetur procesin e apelit, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Paralelisht kësaj, PDK-ja ka kërkuar angazhim të përbashkët politik e institucional, ndërsa platforma “Liria ka Emër” u është drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian me gjashtë kërkesa, përmes të cilave ka kërkuar shqyrtimin e shqetësimeve për respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve të gjykimit të drejtë në Speciale
Gjashtë vjet pas dërgimit në Hagë të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, institucionet dhe subjektet politike në Kosovë kanë intensifikuar angazhimin për procesin e apelit ndaj vendimit me të cilin ata u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Të shtunën do ta mbajë takimin e radhës grupi strategjik për hartimin e një strategjie shtetërore, por punimet e tij do të zhvillohen në mënyrë konfidenciale, me synimin për të koordinuar veprimet institucionale dhe për të mbështetur procesin e apelit. Paralelisht kësaj, PDK-ja ka kërkuar angazhim të përbashkët politik e institucional, ndërsa platforma “Liria ka Emër” u është drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian me gjashtë kërkesa, përmes të cilave ka kërkuar shqyrtimin e shqetësimeve për respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve të gjykimit të drejtë në Dhomat e Specializuara.
Puna për strategjinë
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se do të jenë konfidenciale punimet e grupit strategjik për hartimin dhe zbatimin e strategjisë shtetërore lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Konjufca ka thënë se grupi është konstituuar javën e kaluar, janë përcaktuar rregullat e punës dhe është themeluar edhe grupi punues.
“Në mbledhjen e kaluar u konstitua ky grup, pastaj themeluam rregullat e punës se si do të punojmë, e krijuam edhe grupin punues, i cili do t’i përmbledhë në një dokument të gjitha idetë që ne i kemi, edhe i kishim me kategori të institucioneve të cilat e përbëjnë dhe përfaqësojnë këtë grup strategjik”, ka thënë Konjufca.
Ai ka bërë të ditur se mbledhja e ardhshme do të mbahet të shtunën, ku pritet të shqyrtohen dhe të sintetizohen dokumentet e përgatitura nga institucionet e përfaqësuara në grup, Presidenca, Qeveria, Kuvendi, grupet parlamentare dhe komunitetet.
“Çka pritet të bëhet pasnesër, e kjo do të jetë një mbledhje më e gjatë, do të jetë si një farë mbledhje disaorëshe, e cila do të na e marrë tërë ditën. Gjatë gjithë ditës do të punojmë që të gjitha dokumentet që i kemi prej gjithë këtyre instancave, sepse secila prej këtyre e ka prodhuar një lloj dokumenti, do t’i sintetizojmë, do t’i sintetizojmë në mbledhjen e ardhshme. Pastaj grupi punues, të cilin ne tashmë e kemi themeluar, vazhdon punën prej gjithë këtyre dokumenteve me sintetizu, me dalë një strategji gjithëpërfshirëse për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, e cila pastaj obligohet që ta implementojnë atë”, ka thënë Konjufca.
Шеф косовске дипломатије је нагласио да ће стратегија имати више димензија, али је замолио медије да имају разумевања за поверљиву природу рада ове групе.
“Është shumë dimensionale se çka përfshin ajo, por duhet ta keni parasysh, bile për këtë dhe ju kisha lutur si media, që veprimtaria e këtij grupi, veprimtaria e këtij grupi do të jetë goxha konfidenciale në mënyrën qysh i zhvillon punimet ky grup. Po, natyrisht që do ta kemi edhe një relacion edhe me gazetarët, edhe me median, por punimet tona fatkeqësisht nuk mund të jenë të hapura, edhe ajo se si do ta marrë një media produktin e asaj çka ne prodhojmë, mund të jetë edhe në një masë pak e kufizuar. Më vjen keq që është kështu, por për shkak të natyrës së qëllimeve që do me arritë ky grup strategjik, qëllimi është që me e fitu rastin në procesin e apelit”, ka thënë ai. “Diskutimet aty dhe qëllimet tona janë shumë të ndjeshme, edhe në kuptimin vendor, por edhe në kuptimin ndërkombëtar”.
Plotësimi i ligjit
Të enjten janë bërë gjashtë vjet prej që janë dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë katër ish-udhëheqësit e UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në shkallë të parë, ata janë dënuar për krime lufte – Thaçi e Krasniqi me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet e Selimi me 13 vjet burgim.
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike (PDK), Vlora Çitaku, ka kërkuar angazhim të përbashkët shtetëror në mbrojtje të ish-prijësve të UÇK-së.
Çitaku e ka cilësuar të padrejtë dhe krejtësisht të papranueshëm aktgjykimin e shkallës së parë, dhe ka theksuar se PDK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, duke vlerësuar se bie ndesh me provat, standardet e një gjykimi të drejtë dhe të vërtetën historike të luftës çlirimtare.
„У овом процесу нису доведена у питање само четири ослободиоца. Доведена је у питање сама историја ОВК и пут Косова ка слободи и независности“, написала је Читаку.
Ajo ka theksuar se historia e Kosovës nuk fillon në sallat e gjyqit në Hagë dhe nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim.
Çitaku ka theksuar se liria dhe pavarësia e vendit janë rezultat i sakrificës së popullit, luftës së UÇK-së dhe mbështetjes vendimtare të SHBA-së, vendeve evropiane dhe NATO-s. Ajo ka kërkuar angazhim institucional përtej dallimeve partiake për hartimin e Strategjisë Shtetërore për procesin e apelit, forcimin e mbrojtjes juridike, sigurimin e mbështetjes financiare dhe intensifikimin e angazhimit diplomatik.
Vetë Çitaku është pjesë e grupit strategjik, që për të cilin ka folur Konjufca.
Partia të cilën ajo e drejton, pati sponsorizuar një Projektligj që ia kufizon mandatin Speciales, por ndonëse ai ka kaluar në dy lexime, i është kërkuar presidentes të mos e dekretojë, dhe t’ia kthejë Kuvendit për ndryshim. Presidentja ka vepruar sipas kërkesës së PDK-së.
Çitaku ka bërë të ditur se paralelisht po punohet për plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, me synimin që të krijohet mbështetje më e plotë dhe më e qëndrueshme juridike për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
„Не тражимо привилегије. Тражимо правду! И нећемо дозволити да пресуда искриви историју народа који се борио за слободу“, рекла је она.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian patën kritikuar Kosovën për ndryshimet ligjore, dhe patën thënë se Prishtina zyrtare duhet t’u qëndrojë pas obligimeve ndërkombëtare të marra në lidhje me Specialen. Kjo është theksuar edhe në raportin e progresit, i publikuar një ditë më parë.
Edhe komisionerja Marta Kos nënvizoi të mërkurën se Kosova edhe me miratimin e ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale ka paraqitur pengesa në procesin e saj të integrimeve evropiane dhe tha se pret që Kosova t’i përmbushë obligimet e saja edhe rreth kësaj çështjeje.
Në gjashtëvjetorin e marrjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së ka reaguar djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, i cili është edhe deputet i PDK-së. Ai ka thënë se Kosova nuk e fitoi lirinë duke pritur që dikush t’ia dhuronte.
Krasniqi ka theksuar se Gjykata Speciale nuk e dënoi katërshen për veprimet e tyre, por për postet politike që kishin mbajtur. Po ashtu, ka theksuar krerët e UÇK-së që janë pengje të një drejtësie ndërkombëtare “e cila me plotë meritë, padrejtësi është”.
“Jo rastësisht Smith (kryetar i trupit gjykues v.j.) këmbëngulte që drejtoria politike e UÇK-së ishte organ mbi organet e tjera. Jo rastësisht duan t’i bëjnë përgjegjës personat që në një mënyrë apo tjetër ishin të lidhur me shtabin e UÇK-së. Pasojat e 16 shtatorit nuk ndihen tani, por vetëm pas një kohe të gjatë”, ka thënë ai.
Kërkesat për BE-në
E, në këtë përvjetor, një aksion simbolik është realizuar edhe nga Organizata e Veteraneve të Luftës së UÇK-së.
Baneri me mbishkrimet “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën!” dhe “Evropë, u bënë 6 vjet që po e tradhton besimin e Kosovës në drejtësinë tënde!”, nga përfaqësues të kësaj organizate është vendosur te ndërtesa e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës.
Kryetari i organizatës, Hysni Gucati, ka thënë se është bërë ky aksion për të shprehur mllefin dhe pakënaqësinë ndaj Gjykatës Speciale, të cilën ai e ka quajtur të padrejtë.
“Keni dëgjuar para tri-katër ditësh një skandal, i cili nga zëvendësprokurori i Gjykatës Speciale neve na quan si njerëz kriminelë, edhe presidentin dhe të tjerët. Kjo për ne është e papranueshme dhe qytetarët e Kosovës dhe ne si shoqata të dala nga lufta na quan si popull kriminal si serbët, që gjoja ne jemi sikur serbët, që ata e varrosen Mlladiqin në radhë, në mënyrën më të mirë, si heronj që varrosin një kriminel lufte. Pse asnjë zyrtar nga institucionet e vendit nuk ka dalë të reagojë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, platforma qytetare “Liria ka emër” i është drejtuar Parlamentit Evropian me gjashtë kërkesa lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në një konferencë sot për media, Ismail Tasholli tha se në mesin e kërkesave të dërguara është edhe ajo për mbajtjen e një dëgjimi parlamentar nga Parlamenti Evropian, që ka të bëjë me respektimin e të drejtave themelore gjatë procesit gjyqësor.
“Të organizojnë një dëgjim parlamentar të posaçëm për shqetësimet e identifikuara në raportin që e ka porositur Avokati i Popullit në bashkëpunim me organizata shumë të nderuara ndërkombëtare, dhe çështje të tjera që lidhen me respektimin e të drejtave themelore në Dhomat e Specializuara, me pjesëmarrjen e institucioneve përkatëse, ekspertëve, të pavarur dhe përfaqësues të mbrojtjes. Së dyti, të kërkojnë një vlerësim të pavarur ndërkombëtar mbi praktikat institucionale dhe respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut, përfshirë çështje që nuk janë trajtuar plotësisht në raportin paraprak të atyre organizatave që i përmenda. Së treti, të nxisë Komisionin Evropian dhe Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm të përgatisin një raport të posaçëm mbi transparencën, përgjegjësinë institucionale dhe respektimin e të drejtave të njeriut në funksionimin e Dhomave të Specializuara”, janë tri pikat e para, që i ka bërë të ditur Tasholli. “Së katërti, të shqyrtojnë mekanizmat e financimit dhe mbikëqyrjes ndërkombëtare, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga shtetet kontribuuese dhe institucionet e vështirësisë”.
Tasholli ka bërë të ditur se kërkesë e pestë është që të shqyrtojnë një analizë parlamentare përmes rezolutës, rekomandimeve apo instrumenteve të tjera për forcimin e monitorimit të pavarur dhe garantimin e standardeve të gjykimit të drejtë. Ndërkaq, kërkesë e fundit është që të mundësojnë një takim me përfaqësuesit e platformës “Liria pa Emër”, për të paraqitur dokumentacionin, shqetësimet dhe propozimet për veprim institucional.
Tasholli ka njoftuar se i është dërguar një shkresë zyrtare përmes postës elektronike të gjithë deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel, përmes së cilës janë paraqitur shqetësimet lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve të drejtësisë në Speciale.
Një hap të rëndësishëm, këtë e ka vlerësuar edhe Eliza Hoxha, që është një prej aktivisteve të platformës.
“Sot, platforma qytetare ‘Liria ka Emër’ po ndërmerr një hap të rëndësishëm institucional. Ne po i drejtohemi Parlamentit Evropian, Komisionit për Punë të Jashtme, Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Komisionit Evropian dhe Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, me një kërkesë të qartë: të shqyrtojnë seriozisht shqetësimet për respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Kjo nuk është një kërkesë kundër drejtësisë. Përkundrazi, është një kërkesë në mbrojtje të saj”, ka thënë Hoxha.
Ndërkaq, Doruntina Mehaj tha se është shqetësuese mënyra se si janë trajtuar ish-katërshja e UÇK-së gjatë procesit gjyqësor në Hagë.
“Një nga shqetësimet tona kryesore lidhet me mënyrën se si janë trajtuar të akuzuarit dhe me standardet e zbatuara gjatë proceseve gjyqësore. Paraburgimi shumëvjeçar, kufizimet procedurale dhe çështjet e ngritura lidhur me të drejtat e mbrojtjes kanë krijuar shqetësime serioze për respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë. Tashmë, pas vendimeve dënuese, këto shqetësime kërkojnë vëmendje edhe më të madhe institucionale”, ka thënë ajo. “Në një sistem demokratik, drejtësia nuk matet vetëm me vendimin përfundimtar, por edhe me mënyrën se si është zhvilluar procesi që ka çuar deri tek ai vendim”.
Katërshja e UÇK-së është në proces të apelimit të vendimit të shkalles së parë, sipas të cilit, ata janë shpallur fajtorë për krime lufte dhe janë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.