КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Курти на специјалном издању у Паризу: Када нисте задовољни одлуком, обавите сав посао потребан за жалбу

Албин Курти

Kryeministri Albin Kurti, gjatë diskutimit në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War” në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale në Hagë, ku u dënuan katër drejtuesit e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim.

Ai ka thënë se nuk duhet ndaluar së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi.

“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare. Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, ka thënë Kurti në panel.

Kurti po qëndron në Paris, ku është pritur në takim nga presidenti i Senatit të Francës, Gerard Larcher, me të cilin ka biseduar për shumë çështje, përfshirë stabilitetin institucional e planet e Qeverisë në kuadër të fushave të përcaktuara për investim.

Ai gjithashtu është takuar me kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire, ku kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e banimit të përballueshëm dhe atij social, si dhe për forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet Kosovës dhe kryeqytetit francez.