КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Курти: 171 лекар се вратио на Косово током 2025. године, доживљавамо „одлив мозгова“

Албин Курти

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas dukurisë së “ikjes së trurit”, vitet e fundit Kosova po përballet me dukurinë e kundërt, atë të “kthimit të trurit”, duke theksuar se vetëm gjatë vitit 2025 në Kosovë janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar.

Kurti i bëri këto deklarata në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School”, ku ka thënë se mjekët shqiptarë që punojnë jashtë vendit po vazhdojnë të kontribuojnë edhe në Kosovë përmes ligjëratave, trajnimeve dhe punës së përbashkët me ekipet shëndetësore vendore.

“Të gjithë jemi të brengosur me atë që quhet në mënyrë të popullarizuar, por me dhembje, ‘ikje e trurit’, edhe mjekët edhe infermierët tanë që lëshojnë atdheun dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, posaçërisht në Evropën Perëndimore. Por viteve të fundit e kemi dukurinë e cila është e kundërta e saj, drejtimi i njëjtë, por kahja e kundërt, ‘kthimi i trurit’”, tha Kurti.

Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjekë janë kthyer për të jetuar dhe punuar në Kosovë.

“E mirëpresim ata që vendosin të jetojnë e të punojnë këtu dhe çmojmë kontributin e kolegëve që vazhdojnë të punojnë jashtë vendit, por herë pas here kthehen në vendlindje për të ligjëruar, për të trajnuar mjekë të rinj ose për të punuar krahas ekipeve tona. Ky takim është shembull i një bashkëpunimi të tillë”, ka thënë ai.

Kurti u shpreh se Qeveria synon që bashkëpunimin me mjekët e diasporës ta shohë si marrëdhënie afatgjatë dhe të domosdoshme, ndërsa përmendi edhe investimet në sektorin e shëndetësisë dhe hapjen e konkurseve për specializime.

Në fjalimin e tij, Kurti përmendi investimet në Gjinekologji, Kardiologjinë Invazive, Neurokirurgji dhe Kirurgji Vaskulare, si dhe rritjen e buxhetit për Listën e Barnave Esenciale.