КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Конушевџи: Неусвајање амандмана за милион евра за протезе за ратне инвалиде не значи недостатак финансирања

Артон Конушевци

Kryetari i Komisionit për mirëqenie sociale, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare, viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe për persona të pagjetur, Arton Konushevci, ka thënë se mosmiratimi i amendamentit me të cilin parashihej ndarja e 1 milion eurove për mbulesë për protezat e invalidëve të luftës, nuk nënkupton mungesë të financimit për to.

Komisioni për Buxhet në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ku ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, nuk e ka miratuar amendamentin, pasi pesë deputetë kanë abstenuar dhe pesë kanë votuar pro. 

Ne reagimin e tij Konushevci, që është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, deri tani të gjithë personave që kanë pasur nevojë për proteza, u janë mbuluar shpenzimet dhe se sipas informatave që ka aktualisht asnjë kërkesë për protezë nuk është në pritje të trajtimit.

“Deri më tani, të gjithë personave që kanë pasur nevojë për këtë shërbim, u janë mbuluar shpenzimet. Sipas informacioneve që kam, aktualisht asnjë kërkesë për protezë nuk është në pritje të trajtimit. Financimi i këtij shërbimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Prandaj, është e rëndësishme të theksohet se mosmiratimi i një amendamenti për mjete shtesë buxhetore nuk nënkupton mungesë të financimit për protezat e invalidëve të luftës”, ka shkruar Konushevci në një sqarim të publikuar në Facebook. 

Ai ka thënë se Qeveria e ka institucionalizuar financimin e këtij shërbimi përmes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

“Pra, mbështetja financiare që po kërkohet sot përmes amendamentit është pjesë e një mekanizmi që funksionon prej vitit 2023 dhe që do të vazhdojë të zbatohet”, ka shkruar Konushevci.

Ai ka akuzuar opozitën, deputetë të së cilës kanë kërkuar miratim të amendamentit, se këtë çështje po e përdorin për qëllime politike. 

“Edhe anëtarë të opozitës në Komisionin për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Personat e Pagjetur kanë qenë në dijeni të mekanizmit ekzistues të financimit”, ka shkruar Konushevci.

Ai ka thënë se sipas raporteve të trajtimit dhe rimbursimit, deri më tani kanë përfituar gjithsej 103 persona, me një vlerë të përgjithshme të rimbursimeve të miratuara prej 1,488,631.83 eurosh.

Prej tyre: 58 invalidë të luftës së UÇK-së, me rimbursime të miratuara në vlerë prej 1,022,570.01 eurosh; 45 invalidë civilë të luftës, me rimbursime të miratuara në vlerë prej 466,061.82 eurosh”, ka shkruar Konushevci.

Прочитајте друга ажурирања
Одбор за буџет

Комисиони пер Букхет нук е миратон амандаментин за 1 милион евра за протезат е инвалидеве те луфтес

Komisioni për Buxhet nuk e ka mbështetur amendamentin për ndarjen e një milion eurove shtesë për...