КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Хесус открива зашто није укључио Роналда

Исус

Selektori i Portugalisë, Jorge Jesus, ka shpjeguar arsyen pse nuk e inkuadroi Cristiano Ronaldon në ndeshjen ndaj Norvegjisë. 

Portugalia të dielën në Oslo e mposhti Norvegjinë me rezultatin 2:1, në ndeshjen e dytë të Grupit A4 të Ligës së Kombeve. 

Në fitores e Portugalisë nuk pati minuta për yllin e Al-Nassrit, Ronaldo.

Jesus ka treguar se kishte planifikuar që Ronaldon ta inkuadronte në pjesën e dytë.

“Ronaldo nuk u aktivizua. Po mendoja ta fusja në lojë, ndoshta për rreth gjysmë ore, por ndeshja kërkoi zgjedhje të tjera. Mendova se nuk ishte momenti i duhur për ta futur në lojë. Isha pajtuar me Ronaldon që të luante 30 minutat e fundit dhe i kisha thënë se do ta fusja në lojë, por rrjedha e ndeshjes nuk e bëri të nevojshme. Gonçalo Ramos po luante shumë mirë, shënoi një gol dhe një tjetër iu anulua”, ka thënë 72-vjeçari Jesus. 

41-vjeçari Ronaldo në ndeshjen e parë ndaj Uellsit kishte luajtur 67 minuta. 

Portugalia i prin grupit me gjashtë pikë.