КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

„Ја сам студент медицине, мој просек је 10“, каже двадесетогодишњак кога је Рама објавио својим иницијалима

Двадесетогодишњак кога је Рама објавио са својим иницијалима

Një nga studentët e Mjekësisë në Tiranë që iu bashkua këtë të premte protestës para Kryeministrisë është 20-vjeçari Joni Sinoymeri, i cili deklaroi se është personi me inicialet J.S. që kryeministri Edi Rama publikoi sot me foto, duke e paraqitur si person me precedent për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Studenti, i cili mbante një maskë kirurgjikale, e hoqi atë përpara kamerave gjatë protestës para Kryeministrisë dhe, duke iu referuar fotos së publikuar nga kryeministri me mbishkrimin “Student? Jo!”, deklaroi: “Jam ky këtu”, raportoi të premten “TCH”.

Sinoymeri kundërshtoi mënyrën se si është paraqitur publikisht, duke theksuar se është student i Universitetit të Mjekësisë  Tiranës dhe se ka mesatare 10.

“Jam një nga të arrestuarit, jam student i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Nuk e di çfarë legjendash shpik ky. Meqë na ka quajtur organizata Antifa, dua të tregoj notat, me mesatare 10”, tha ai.

20-vjeçari tregoi gjithashtu se ishte shoqëruar në polici të martën e kaluar, ku, sipas tij, u mbajt për rreth 7 orë e gjysmë dhe më pas u lirua.

Прочитајте друга ажурирања
Протести у Албанији

Протести у Албанији се настављају