КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Хаџију: Вечна захвалност породици Јашари

Албулена Хаџиу

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe dhe nderime te varri i komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, në Prekaz, në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor.

Haxhiu, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj date, duke kujtuar se 28 Nëntori shënon edhe ditëlindjen e komandantit Adem Jashari.

“Jemi sot këtu edhe sepse sot, më 28 Nëntor, është ditëlindja e komandantit Adem Jashari, por edhe sepse këtu, në këtë vend, në Prekaz, flamuri kombëtar asnjëherë nuk u ul. As atëherë kur i rrënuan kullat e Jasharajve. Flamuri kombëtar me shqiponjën dykrenare u ngrit nga Skënderbeu edhe në Krujë, më 1443. Nën atë flamur dhe nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, më 1912, u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe më 28 Nëntor të vitit 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë publikisht para popullit të Kosovës. Dhe pikërisht asokohe u bë edhe Nëntori ynë i tretë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar lart sakrificën e familjes Jashari dhe kontributin e saj në rrugën drejt lirisë së Kosovës.

“Për lirinë që ne sot e gëzojmë, Prekazi dhe familja Jashari kanë peshë të veçantë. Adem Jashari qysh herët e nisi angazhimin e tij në rezistencën e armatosur për çlirimin e Kosovës. As ai, as familja Jashari, burra e gra bashkë, nuk u dorëzuan. Ata rezistuan, prandaj edhe ne përjetë jemi atyre mirënjohës dhe pikërisht rezistenca e tyre bëri që radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shtohen”, ka shtuar ajo.

Haxhiu ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, duke bërë thirrje që të vazhdojë angazhimi për ditë më të mira për kombin shqiptar.

“Më lejoni që sot juve, qytetarëve të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, qytetarëve shqiptarë, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, t’ju uroj 28 Nëntorin, festën e flamurit, festën e pavarësisë së Shqipërisë, e uroj që nuk do ta ndalim angazhimin që kombi jonë të ketë vetëm ditë të mira. Le ta mbajmë sa më lart flamurin kombëtar, për të cilin shumë dëshmorë dhanë jetën”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu. /EO

Прочитајте друга ажурирања
Схкипериа

28. новембар у историји