КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Арбери

Gërvalla vlerëson pozitivisht Raportin e Progresit, por pranon përkeqësim te korrupsioni i nivelit të lartë

Доника Гервалла

Фото: Дритон Пацхарада

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vlerësuar se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 paraqet një pasqyrë përgjithësisht pozitive, duke theksuar se vendi ka shënuar përparim në luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe reformimin e sistemit të drejtësisë.

Gjatë debatit parlamentar për këtë raport, Gërvalla ka thënë se, ndonëse janë evidentuar zhvillime pozitive, mbetet shqetësuese gjendja në trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, ku, sipas saj, Komisioni Evropian ka konstatuar përkeqësim.

Ajo ka theksuar se në raportet e mëhershme korrupsioni në Kosovë ishte cilësuar si i përhapur gjerësisht, ndërsa raporti i vitit 2026 paraqet një vlerësim më të diferencuar, duke evidentuar rritje të vendimeve dhe dënimeve të formës së prerë në rastet e korrupsionit, me përjashtim të korrupsionit të nivelit të lartë.

Sipas Gërvallës, raporti evidenton gjithashtu shtim të raportimeve nga sinjalizuesit pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, të cilat pothuajse janë dyfishuar.

Për luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, ajo ka theksuar se Komisioni Evropian ka konstatuar progres, përfshirë rritjen e numrit të vendimeve dhe dënimeve të formës së prerë, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit me Europolin dhe Eurojustin.

Gërvalla ka përmendur si zhvillime pozitive edhe miratimin e Ligjit për Byronë, Ligjin kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe themelimin e Fondit të Konfiskimit.

Ministrja ka kritikuar deputetët e LDK-së dhe PDK-së lidhur me qëndrimin e tyre gjatë votimit të këtij ligji, duke thënë se një pjesë e deputetëve të këtyre subjekteve nuk e mbështetën atë.

“Kolegë të LDK-së dhe të PDK-së, kur flasim për konfiskimet e pakta, duhet të flasim edhe për votimin në Kuvend. Në lexim të dytë, të dy partitë, njëra abstenoi dhe shumica e deputetëve të PDK-së as nuk morën pjesë në votim. Vallë pse nuk e votuat? Për Kuvendin, detyra tani është ta bëjë Byronë funksionale, me procedura të qarta, me garanci për palët dhe me kontroll gjyqësor”, ka thënë ajo. 

Ajo ka pranuar se raporti evidenton rritje të kohës për zgjidhjen e lëndëve penale dhe jopenale, veçanërisht në shkallën e parë, ndërsa për funksionimin e përgjithshëm të gjyqësorit konstaton mungesë progresi.

Ministrja ka përmendur edhe dënimin e ish-kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, i cili, sipas saj, më 9 nëntor është dënuar me një vit burgim me kusht, pasi kishte pranuar fajësinë për mosraportimin e një rasti ku ishte në dijeni për ryshfet në vlerë prej qindra mijëra eurosh.

Ndërkaq, si sfidën më të madhe të evidentuar në raport, Gërvalla e ka cilësuar përkeqësimin e rezultateve në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, ku është shënuar rënie e numrit të aktakuzave, vendimeve përfundimtare dhe dënimeve të formës së prerë.

Për adresimin e këtyre problemeve, ajo ka thënë se përgjigjja e Qeverisë është pakoja e reformës në drejtësi dhe procesi i vetingut.

Gërvalla ka theksuar se Qeveria synon ta bëjë funksionale Byronë, të sigurojë miratimin përfundimtar të pakos së reformës në drejtësi dhe të vazhdojë përpjekjet për realizimin e vetingut.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve që në leximin e dytë të mbështesin projektligjet e reformës, duke theksuar se votimi i tyre do të jetë një mundësi për të forcuar integritetin dhe llogaridhënien në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Прочитајте друга ажурирања
Скупштина 11. новембра

Парламент одржава ванредну седницу о извештају Европске комисије о Косову

Косовска скупштина одржава ванредну пленарну седницу, где се расправља о извештају Одбора...