Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Deportes

Datos impactantes: más de 10 millones de niños se dopan.

dopaje

Një hulumtim nga redaksia e transmetuesit gjerman ARD ka zbuluar përmasat dramatike të përdorimit të dopingut te fëmijët në mbarë botën. Dhe ka shtuar presionin mbi organet sportive që të bëjnë veprime konkrete. 

Autorët e kanë quajtur “ana më e errët e sportit botëror”. Të paktën dhjetë milionë të mitur në mbarë botën janë të përfshirë në përdorimin e dopingut. Shifra është rezultat i hulumtimit të ri të ARD-së, për serialin dokumentar që fillon të publikohet nga 13 nëntori.

Sipas Kombeve të Bashkuara, prej 195 deri në 260 milionë fëmijë të moshës prej tetë deri në 17 vjet marrin pjesë në sportin garues. Për të llogaritur shifrën, ARD-ja dhe ekspertët e tjerë e morën si bazë shifrën minimale prej rreth 200 milionë fëmijët dhe e krahasuan atë me rezultatet e 44 studimeve, që bazohen në anketime konfidenciale të bëra në 15 shtete të ndryshme, shkruan “sportschau.de”.

Të rinjtë janë pyetur në mënyrë anonime nëse kishin përdorur substanca për përmirësimin e performancës sportive. 

Sipas mediumeve gjermane, deri më tani nuk ka pasur asnjë studim mbi përdorimin e dopingut te fëmijët të shtrirë në gjithë botën.

“Në mbarë botën rreth 200 milionë fëmijë marrin pjesë në sportet garuese. Dhe, sipas studimeve, mesatarisht 5 deri në 6 për qind e fëmijëve përdorin substanca dopingu”, ka thënë për ARD, Paulo David, ish-sekretar i Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.

“Nëse e llogarisim këtë, i bie që rreth 10 milionë fëmijë në mbarë botën janë të përfshirë në përdorimin e dopingut”.

Kryesisht bëhet fjalë për steroidet anabolike dhe hormonin e rritjes. 

Paulo David, autor i librit “Të Drejtat e Njeriut në Sportin e të Rinjve”, thotë se “kemi të bëjmë me një problem të madh për të cilin nuk bëhet asgjë”.

Ai ka theksuar se dopingu te fëmijët nuk është i pranishëm vetëm në sportin elitar. Ka shtuar se sigurimi i substancave të palejuara është i lehtë. 

Sipas autorëve, ka shenja se përmasat e dopingut te fëmijët janë edhe më të mëdha. Ka shumë raste kur fëmijët përdorin doping edhe pa e ditur. Atyre u thuhet se janë substanca të padëmshme dhe të lejuara.

ARD zbuloi se praktika të tilla janë ende të zakonshme në sportin botëror. Ndërkohë vetëm rreth 100 fëmijë në vit dalin pozitiv në testimet për doping. 

David thekson se fëmijëve u jepën pilula për të cilat u thuhet se janë vitamina, por në realitet janë substanca dopingu si steroidet anabolike.

Në vendet ku problemi është ndoshta më serioz, Rusi, Indi dhe Kinë, mungojnë studiumet e pavarura. 

Seria e realizuar nga ARD bazohet në gjashtë vjet kërkime në më shumë se 50 vende dhe 25 sporte të ndryshme. Ofron prova se të miturit shtyhen drejt përdorimit të dopingut nga trajnerët, zyrtarët, prindërit dhe mjekët, në garë për medalje dhe miliona.

Përballë presionit të vazhdueshëm për sukses, fëmijët u drejtohen substancave të dopingut. Në të shumtën e rasteve kjo sjell efekte anësore dhe pasoja afatgjata.