Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

La muerte de la actriz Hayden Panettiere fue declarada accidental.

Hayden Panettiere

Hayden Panettiere

Foto: Prensa asociada

Policia në Karolinën e Jugut ka përfunduar hetimet lokale për vdekjen e aktores amerikane Hayden Panettiere, duke e cilësuar atë aksidentale, si pasojë e mbidozës me disa substanca, ka shkruar BBC.

Aktorja e njohur për rolet në serialet Heroes dhe Nashville ka vdekur më 16 gusht, në moshën 36-vjeçare. Ajo u gjet pa ndjenja në një banesë në Karolinën e Jugut.

Sipas raportit mjeko-ligjor, vdekja e saj u shkaktua nga efektet toksike të fentanilit, xanaxit dhe disa substancave të tjera. Në organizmin e aktores u gjetën gjithashtu metokarbamoli, një ilaç që përdoret për relaksimin e muskujve, dhe kvetiapina, një medikament që përdoret për trajtimin e disa çrregullimeve të shëndetit mendor.

“Bazuar në përcaktimin e mjekut ligjor dhe gjetjet e hetimit, vdekja e Hayden Panettiere është cilësuar aksidentale”, thuhet në deklaratën e policisë së Greenville, duke konfirmuar përfundimin e hetimeve lokale.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ka përfunduar edhe hetimi i Agjencisë Amerikane Kundër Drogave (DEA), e cila raportohet se ishte përfshirë në shqyrtimin e rrethanave të vdekjes së aktores.

Sipas autoriteteve, autopsia nuk zbuloi shenja traume që mund të kishin kontribuar në vdekjen e saj. Ekipet e emergjencës ishin thirrur për një rast arresti kardiak.

Panettiere kishte folur hapur edhe më parë për vështirësitë e saj me abuzimin me substancat. Sipas një raporti policor, në momentin kur mbërritën shërbimet e emergjencës, me të ndodheshin ish-partneri i saj, Brian Hickerson, dhe vëllai i tij, Zack. Hickerson ka pranuar më parë se kishte ushtruar dhunë ndaj aktores.