Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Espionaje, poder y secretos en la serie "Palomas Negras 2".

palomas negras

Një festë e kompletuar me fishekzjarre zuri vend në qendër të Londrës, me rastin e premierës së sezonit të dytë të serialit “Black Doves”. Keira Knightley dhe Ben Whishaw rikthehen në rolet e kryepersonazheve Helen dhe Sam, dy spiunë për organizatën klandestine të mercenarëve e njohur me emrin Black Doves. 

Sipas yllit britanik, me një karrierë të pasur edhe në Hollywood, Knightley, ky sezon rikthehet me presion të shtuar, pasi sezoni i kaluar pati një sukses të madh.

“Mendoj se të gjithë shpresonim që sezoni i parë të ishte i suksesshëm. Por, ishte një projekt mjaft i veçantë dhe i pazakontë, pikërisht arsyeja pse të gjithë dëshironim të bëheshim pjesë e tij. Ai ndërthurte elemente absurde dhe humoristike me seriozitetin, gjë që nuk është aspak e lehtë për t’u realizuar. Prandaj, fakti që gjithçka funksionoi kaq mirë dhe që publiku e pëlqeu aq shumë, ishte diçka vërtet fantastike”. 

Në sezonin e dytë kryepersonazhi, Helena vazhdon të punojë për punëdhënësin e saj – organizatën sekrete që tregton informacione – ndërkohë që rrit dy fëmijët me Wallace Webb. Bashkëshorti i saj po përgatitet për postin e radhës politik, atë të Kryeministrit të Britanisë së Madhe, duke e sjellë Helenën shumë më pranë qendrës së pushtetit sesa ka qenë ndonjëherë më parë. Megjithatë, ajo përballet me një problem kur Reed zhduket. E gjendur sërish në telashe, Helena i drejtohet mikut të saj më të ngushtë, vrasësit elitar Sam, por ai ndodhet në një periudhë të vështirë të jetës së tij.

Me role në serial rikthehen gjithashtu Sarah Lancashire, Andrew Buchan, Gabrielle Creevy, Ella Lily Hyland dhe Kathryn Hunter. Kurse kastës i janë shtuar edhe emra të rinj si, Amika Mod, Babou Ceesay, Sam Riley dhe Neve Campbell.

“Unë isha një adhuruese e madhe e këtij seriali. Sapo isha kthyer në Britani të Madhe dhe kur më erdhi ftesa për t’u bërë pjesë e projektit, reagimi im ishte: ‘Patjetër që po!’ Sepse e adhuroja këtë serial. Mendoj se aktrimi është i shkëlqyer, skenari është fantastik dhe shumë inteligjent. Kështu që isha vërtet e lumtur që pata mundësinë të bëhesha pjesë e tij”, u shpreh Campbell gjatë premierës.

“Jo, unë dhe Ben nuk njiheshim më parë. Dua të them, gjithmonë e kam konsideruar një nga aktorët më të mirë të kohës sonë, padyshim një nga më të mirët e gjeneratës sime. Prandaj, isha shumë i entuziazmuar për këtë bashkëpunim. Dhe ai ishte po aq i këndshëm dhe i shkëlqyer sa mund ta imagjinoje. Të gjithë aktorët thonë gjëra të tilla për njëri-tjetrin, por në këtë rast është e vërtetë”, u shpreh Sam Riley.

“Black Dove” shfaqet në platformën digjitale Netflix nga 5 nëntori.