Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

Robbie Williams defiende a Olivia Rodrigo tras las comparaciones entre sus canciones.

Robbie Williams y Olivia Rodrigo

Robbie Williams y Olivia Rodrigo

Foto: Prensa asociada

Këngëtari britanik Robbie Williams ka dalë publikisht në mbrojtje të këngëtares Olivia Rodrigo, pasi disa fansa kanë vënë re ngjashmëri një prej këngëve të reja të këngëtares 23-vjeçare dhe këngës së tij “Candy”, ka shkruar Estándar.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, këngëtari 52-vjeçar bëri të qartë se nuk ka ndërmend të ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj saj. Përkundrazi, ai kritikoi prirjen në rritje të industrisë muzikore për të akuzuar artistët për kopjim sa herë që dy këngë kanë elemente të ngjashme.

“Ka diçka në industrinë muzikore që më ka shqetësuar prej kohësh: njerëzit që sulmojnë artistë vetëm sepse kanë vënë re një ngjashmëri mes dy këngëve. Disa raste janë plotësisht të justifikuara, por shumica, sipas mendimit tim, janë marrëzi të mëdha”, ka shkruar Williams.

Ai ka shpjeguar se gjatë karrierës së tij është përballur disa herë me akuza të ngjashme, por jo gjithmonë ka qenë dakord me to.

“Ka vetëm një numër të kufizuar notash, akordesh dhe mënyrash për t’i kombinuar ato. Herët a vonë, është e pashmangshme që të përfundosh në një territor ku dikush tjetër ka qenë më parë. Muzika ekziston prej një kohe shumë të gjatë”, ka theksuar ai.

Ish-anëtari i grupit Take That ka shfrytëzuar rastin edhe për të shprehur admirimin për Rodrigon, duke zbuluar se është fans i saj. 

“E dua Olivia Rodrigon. Më pëlqen që nga kënga ‘Brutal’. Çfarë kënge fantastike! Do të doja ta kisha shkruar unë”, u shpreh këngëtari.

Me humor, ai komentoi edhe përdorimin e fjalorit të ashpër nga këngëtarja gjatë koncerteve.

“Nuk mund ta besoj sa shumë shan në skenë. Dhe këtë po e them unë! Unë vetë përdor shumë fjalë të pista, por ajo po më bën të dukem si një ‘mësues nga koha e mbretëreshës Viktoria’”, ka shkruar ai.

Duke iu rikthyer polemikës për ngjashmërinë muzikore, Williams ka pranuar se kënga e re e Rodrigos mund të përmbajë pa dashje një jehonë të muzikës së tij, por këmbënguli se kjo nuk e shqetëson.

“Nuk e di nëse teknikisht ekziston ndonjë problem me të drejtat e botimit, me të drejtat e autorit apo nëse nuk ka fare problem. Dhe as nuk dua ta di. Nuk do të ndërmarr asgjë kundër saj”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, këngëtari ka theksuar se kjo nuk do të thotë se vjedhja e krijimtarisë duhet të tolerohet.

“Artistët meritojnë të mbrohen. Por ka dallim mes mbrojtjes së veprës tënde dhe trajtimit të çdo sekuence notash që të duket paksa e njohur si një mundësi për të fituar miliona. Disa prej këtyre rasteve janë thjesht përpjekje për të përfituar financiarisht dhe kjo më duket e neveritshme”, u shpreh ai.

Sipas Williams, muzika ndërtohet edhe mbi krijimtarinë e artistëve që kanë ardhur më parë dhe ngjashmëritë nuk janë gjithmonë të qëllimshme.

“Nëse vazhdojmë t’i ndëshkojmë njerëzit vetëm pse krijojnë pa dashje diçka që i ngjan një vepre ekzistuese, në fund do t’ua shuajmë të gjithëve dëshirën për të krijuar”, ka paralajmëruar ai.

Në fund të mesazhit, Williams iu drejtua drejtpërdrejt Olivias, duke e komplimentuar sërish, por edhe duke e këshilluar me humor të përdorë më pak fjalë të pista.

“Olivia, nëse po e lexon këtë, mendoj se je fantastike. Por, të lutem, mos shaj kaq shumë. Më bën të ndihem sikur duhet të të ndjek nga pas. Dhe, sinqerisht, edhe unë po shaj më shumë se që duhet”, ka përfunduar ai, duke i dërguar përshëndetje dhe urime për Krishtlindje.