Apoya a TIME. Preserva la verdad.
del mundo del espectáculo

¿Por qué Drake está tan vinculado a los símbolos albaneses?

Pato

Pato

Reperi kanadez Drake vazhdon të tërheqë vëmendjen me dashurinë e tij për simbolet shqiptare, sidomos  për shqiponjën dykrenare dhe flamurin kuqezi. Ani pse artisti nuk e ka shpjeguar asnjëherë publikisht arsyen e saktë të këtij interesimi, gjithçka lidhet me miqësitë dhe bashkëpunimet e tij me persona me prejardhje shqiptare, si dhe me disa thashetheme për jetën e tij personale.

Vëmendja u rikthye së fundmi pasi Drake u shfaq me një varëse gjigante, të mbuluar me diamante dhe me simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare. Bizhuteria, e realizuar nga argjendari i njohur Alex Moss, u shfaq në videoklipin e këngës “Ya Hit” të reperit Future.

Faqja franceze në Instagram, laruee.fr, ka publikuar një përmbledhje të paraqitjeve të shumta të Drake me simbolet shqiptare, duke ngritur pyetjen se përse reperi është kaq i lidhur me Shqipërinë.

Një nga arsyet që përmendet më shpesh është rrethi i tij shoqëror. Producenti i Drake, Gent Memishi, ka prejardhje nga Kosova. Gjithashtu, reperi ka publikuar fotografi nga mbrëmjet private të pokerit në shtëpinë e tij, ku shihet në shoqërinë e miqve shqiptarë.

Një tjetër detaj që ka nxitur diskutime është kënga “Polar Opposites”, e publikuar në nëntor të vitit 2023. Në tekstin e saj, Drake përmend Prishtinën dhe një vajzë me emrin Mariana, duke bërë që fansat të spekulojnë për një lidhje të mundshme personale me Kosovën.

Edhe videoklipi tërhoqi vëmendje, pasi reperi shfaqet me një xhaketë të kuqe, në pjesën e pasme të së cilës është vendosur shqiponja e zezë dykrenare.

Interesimi i tij nuk është kufizuar vetëm në muzikë dhe veshje. Gjatë koncerteve në vitin 2024, Drake ka përshëndetur fansat që valëvitnin flamurin shqiptar, duke treguar respekt për ta.

Në muajin janar të vitit 2026, ai publikoi gjithashtu një fotografi në Instagram, ku shfaqej me një kapelë të kuqe me shqiponjën shqiptare, krahas imazheve të miqve të tij shqiptarë duke luajtur poker në shtëpinë e reperit.

Pavarësisht gjithë këtyre gjesteve, Drake nuk ka dhënë ende një shpjegim zyrtar për afërsinë e tij me simbolet shqiptare. Megjithatë, paraqitjet e përsëritura kanë bërë që fansat shqiptarë ta konsiderojnë atë një nga artistët ndërkombëtarë që promovojnë më së shumti simbolikën kuqezi.