Apoya a TIME. Preserva la verdad.
militar

Hysa "roba" el cinturón de Kabayeli.

Nelson Hysa

Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, ia ka marrë nga tavolina brezin boksierit Agit Kabayel, me të cilin do të ballafaqohet më 28 nëntor në Dusseldorf për titull bote në peshën e rëndë, në versionin WBC. 
Të pranishëm do të jenë afro 50 mijë shikues. 

Hysa në konferencën për shtyp u ngrit në këmbë, u afrua te vendi i paraparë për Kabayelin dhe e kapi brezin që aktualisht i takon boksierit që përfaqëson Gjermaninë. 

Të enjten në konferencë, Hysa ka thënë se po planifikon edhe rimeç me Kabayelin. 

42-vjeçari Hysa i ka 25 meçe pa humbje në boksin profesionist, 23 prej të cilave me nokaut. 
Ndërkohë, 34-vjeçari Kabayel i ka 27 fitore, 19 me nokaut.