Apoya a TIME. Preserva la verdad.
militar

Donjeta Sadiku en la selección europea

Donjeta Sadiku

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, do ta përfaqësojë kontinentin e Evropës në kategorinë deri në 60 kilogramë në “Kupa Papp 2026”.

Në garën ndërkontinentale të boksit ekipor do të përballen boksierët elitarë nga Evropa me ata nga Amerika.

Edicioni i parë i kësaj gare të boksit amator do të mbahet më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë.

“Ky aktivitet prestigjioz organizohet në bashkëpunim ndërmjet Boksit Evropian, Konfederatës Panamerikane të Boksit dhe Federatës Hungareze të Boksit. Në këtë garë, dhjetë nga boksierët më të mirë të Evropës do të përballen me kundërshtarët e tyre nga Amerika, duke përfaqësuar jo vetëm federatat e tyre kombëtare, por edhe gjithë kontinentin evropian”, njofton Federata e Boksit e Kosovës të hënën.

Në “Kupa Papp 2026”, që organizohet në nder të 100-vjetorit të tri herë kampionit olimpik, legjendës hungareze, Laszlo Papp, do të jenë dhjetë luftëra në dhjetë kategori.

Në konkurrencën e femrave krahas Donjetës do të jenë edhe katër boksiere të tjera. Në konkurrencën e meshkujve do të ketë përballje po ashtu në pesë kategori.

Çdo fitore kontribuon në rezultatin e përzgjithshëm të ekipit.  Luftërat do të jenë në tre raunde.

“Pjesëmarrja e Donjeta Sadikut në këtë garë përbën një vlerësim të rëndësishëm për boksieren kosovare dhe një mundësi të veçantë për përfaqësimin e Kosovës dhe të Evropës në arenën ndërkombëtare të boksit”, shkruan FBOXK.

Sadiku është përzgjedhur falë arritjeve të fundit, në veçanti medaljes së bronztë të fituar në Evropianin që u mbajt në Sofje të Bullgarisë në fund të muajit të kaluar.

Sadiku 27-vjeçare e siguroi medaljen e bronztë pas fitores në çerekfinale kundër boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn. 

Sadiku është prej boksiereve më të mira në kategorinë deri në 60 kilogramë. Në vitin 2022, fitoi medalje të bronztë botërore e evropiane. 

Për Sadikun, medalja olimpike mbetet synimi i madh.