Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Estilo de Vida

El café puede afectar el estado de ánimo, el estrés y la memoria.

cafetería

cafetería

Kafja e përditshme mund të ketë më shumë përfitime sesa thjesht t’ju ndihmojë të zgjoheni në mëngjes. Një studim i ri nga University College Cork në Irlandë sugjeron se si kafja me kafeinë, ashtu edhe ajo pa kafeinë, mund të ndikojnë në shëndetin e zorrëve, humorin dhe disa funksione të trurit, ka shkruar FoxNews.

Në studim morën pjesë 62 persona të shëndetshëm, prej të cilëve 31 konsumonin rregullisht kafe, ndërsa 31 të tjerë nuk e pinin atë. Pjesëmarrësit që konsumonin kafe zakonisht pinin nga tri deri në pesë filxhanë në ditë. Pas një ndërprerjeje dyjavore, ata rifilluan konsumimin e kafesë me ose pa kafeinë për tri javë.

Rezultatet treguan se të dyja grupet raportuan ulje të stresit, simptomave të depresionit dhe impulsivitetit pas rifillimit të konsumimit të kafesë.

Megjithatë, u vunë re edhe dallime mes dy llojeve të kafesë. Personat që konsumuan kafe me kafeinë raportuan më pak ankth dhe treguan përmirësim në testet e përqendrimit. Ndërsa ata që pinë kafe pa kafeinë patën rezultate më të mira në testet e kujtesës episodike, e cila lidhet me aftësinë për të kujtuar ngjarje dhe përvoja.

Studiuesit vunë re gjithashtu ndryshime në disa baktere të zorrëve, duke sugjeruar se kafja mund të ndikojë në lidhjen mes sistemit tretës dhe trurit.

“Kafja është më shumë sesa thjesht kafeinë. Ajo është një përbërës kompleks i dietës që ndërvepron me mikrobet e zorrëve, metabolizmin dhe madje edhe mirëqenien emocionale”, ka shpjeguar autori i studimit, John Cryan.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rezultatet duhen interpretuar me kujdes, pasi studimi përfshiu një numër të vogël pjesëmarrësish dhe nuk provon se kafja është shkaku i drejtpërdrejtë i këtyre përmirësimeve.

Psikologia klinike Rebecca Steele ka theksuar se rezultatet më të mira në testet e kujtesës dhe përqendrimit nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht përmirësime afatgjata në jetën e përditshme.

Ajo ka shtuar se ulja e stresit dhe simptomave të depresionit të raportuara nga pjesëmarrësit nuk duhet të interpretohet si provë se kafja mund të trajtojë depresionin.