Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

Tres contenedores de carne caducada destinados a Kosovo fueron incautados en Tivat.

mishi

Dogana e Malit të Zi ka parandaluar transitin drejt Kosovës të tre kontejnerëve me mish të ngrirë viçi me origjinë nga Brazili, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se afati i përdorimit ishte i skaduar.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganës, kontejnerët ishin të destinuar për një blerës nga Kosova, i identifikuar me inicialet e firmës “A… SHPK”. Ata ishin marrë nën mbikëqyrje doganore pa miratimin e autoritetit doganor të Malit të Zi.

“Inspektimi i mëtejshëm përcaktoi se, në objektin e magazinimit të ftohtë në Portin e Tivarit, punëtorë të angazhuar nga kompania kosovare, duke përdorur një mjet për heqjen dhe vendosjen e etiketave, kishin larguar deklaratat origjinale, në të cilat ishte shënuar afati i skaduar i përdorimit të mishit të ngrirë të viçit. Më pas, në produktet përkatëse ishin vendosur deklarata të reja, të falsifikuara, me një afat të ri ose të ndryshuar të përdorimit”, thuhet në njoftimin e Administratës Doganore të Malit të Zi.

Autoritetet në Podgoricë kanë bërë të ditur se po hetohet edhe mundësia që produktet e kësaj kompanie nga Kosova të kenë arritur te subjekte të tjera afariste në Mal të Zi.

Sipas të dhënave në dispozicion të autoriteteve malazeze, një numër i subjekteve afariste në Mal të Zi që merren me përpunimin e mishit, furnizohen me produkte nga personi juridik nga Kosova, i përmendur në njoftim.

KOHA ka adresuar pyetje në doganën e Kosovës në lidhje me këtë rast, por kanë munguar përgjigjet.
Përgjigje nuk ka ofruar as Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, institucion që ka udhëzuar që pyetjet t’i drejtohen Ministrisë së  Bujqësisë.

Por, informacione nuk janë dhënë as nga ky dikaster qeveritar.

Kosova është e varur nga importi i mishit. Çdo vit, sipas të dhënave zyrtare, importon mish në vlerë miliona euro, kryesisht nga Brazili.

Në vitin 2025, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ndaloi përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, pas shpërthimit të gripit të shpendëve në një fermë në këtë shtet.
Sipas statistikave zyrtare nga Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së dhe Shoqata Braziliane e Eksportuesve të Mishit, Brazili ka eksportuar rreth 2 milionë tonë mish gjedhi në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke mbuluar gati 25% të të gjithë eksportit botëror.