Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

PDK lamenta nuevamente la Ley Especial

vlora citaku

PDK-ja ka kërkuar që të hyjë në fuqi versioni i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, të cilin vetë e kishte kërkuar nga presidentja ta kthente në Kuvend për ndryshime. Kjo parti tash ka propozuar që fillimisht të rrëzohet vetoja e presidentes, ndërsa amendamentimi i ligjit të bëhet përmes një nisme të re brenda dy javësh. Qasja ka nxitur kundërshtime nga Vetëvendosja dhe LDK-ja, ndërsa është mbështetur nga AAK-ja. Megjithëkëtë, propozimi i PDK-së është përfshirë në rend dite të seancës së Kuvendit, që do t’i vazhdojë punimet të premten

Kuvendi e ka përfshirë në rend dite shqyrtimin e Projektligjit që ia kufizon mandatin Gjykatës Speciale, pas kërkesës së Partisë Demokratike (PDK) që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të hyjë në fuqi versioni i miratuar nga deputetët në dy lexime.

Presidentja e pati kthyer ligjin në Kuvend pikërisht me kërkesën e PDK-së që të bëheshin disa ndryshime në të. Por, ky subjekt politik sërish është bërë “pishman” dhe ka kërkuar që përmbajtja e njëjtë e ligjit të miratohet dhe, pas hyrjes në fuqi të ligjit, ai t’i nënshtrohet amandamentimit.

Në seancën e së enjtes, nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, e cila është ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së, në emër të Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka paraqitur mocion procedural për ndryshimin e rendit të ditës, me propozimin që në të përfshihej edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. 

“Kërkoj që ta miratohet ligji sot dhe menjëherë të hënën të fillojmë procedurën e amendamentimit. Këtij procesi, për të treguar seriozitet, t’i japim dy javë kohë. Zotohem publikisht që të hënën do të sjellim nismën e re ligjore dhe brenda dy javësh do të bëjmë ndryshimet e Ligjit në fjalë”, ka deklaruar Çitaku gjatë seancës. “Këtë vendim e kemi marrë të vetëdijshëm që do të na kushtojë politikisht, por për ne qëllimi është më i rëndësishëm sesa dëmi që mund të na bëjë neve si parti politike. E kemi marrë me bindjen e plotë që mund të bëjmë ndryshime në të”.

Përkrahjen për ta futur në rend dite, PDK-ja e mori nga Lëvizja Vetëvendosje e nga Aleanca.

“Ky projektligj dhe mënyra se qysh është hartuar dhe adresuar nuk është rruga e duhur për t’u marrë me të, megjithatë duke qenë se PDK-ja ka besuar në këtë projektligj, ne kemi dhënë mbështetjen tonë”, ka thënë Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të LVV-së.

Edhe shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, tha se subjekti që i përket e mbështet mocionin.
Lidhja Demokratike (LDK) nuk pati votuar pro ndryshimeve në Ligjin për Specialen. Kjo parti nuk e ka mbështetur as mocionin e PDK-së.

“LDK-ja e ka qëndrimin e njëjtë për këtë ligj, ashtu siç jemi deklaruar në seancën kur është propozuar për herë të parë”, ka thënë Jehona Lushaku, shefe e grupit parlamentar të LDK-së.

Përveç miratimit në seancën e së enjtes, PDK-ja pati edhe një kërkesë tjetër. Por ajo u rrëzua menjëherë nga kryetarja e Kuvendit.

“Propozoj që të radhitet ose menjëherë pas pyetjeve parlamentare, ose menjëherë pas marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka qenë kërkesa e Çitakut.

Por, ligji nuk u rëndit lart në agjendë.

“Lëreni, të lutem, ju e dini shumë mirë qysh është situata, shumë mirë se kemi diskutuar gjerë e gjatë. Kjo pikë radhitet e fundit e rendit të ditës dhe ju kisha lutur të mos bëni kërkesa të tjera se shumë mirë jeni në dijeni për sensivitetin, debatet dhe diskutimet”, i është përgjigjur kryeparlamentarja Haxhiu.

Propozimi për mocion u miratua dhe u përfshi si pikë e 11-të e rendit të ditës. Nga 84 deputetë të pranishëm, 79 kanë votuar për.

Kjo çështje nuk është trajtuar të enjten, meqë, në mungesë të kuorumit të nevojshëm për vazhdimin e punimeve, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ndërpreu seancën plenare.

“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që edhe 30 minuta pas orës 14:00 deputetët nuk po vijnë. Unë nuk kam mundësi të funksionoj e të pres deri në pafundësi”, ka thënë Haxhiu.

Vendimit të Kuvendit i ka paraprirë vendimmarrja në komisionin parlamentar për legjislacion, i cili ka vendosur “të hartojë një raport për seancën plenare, ku deputetët do të vendosin nëse do ta miratojnë projektligjin pa ndryshime, të kthyer nga presidentja Shiroka, me shumicën e nevojshme prej 61 votash”.

Në Komision, ligjvënës të PDK-së për herë të parë paraqitën kërkesën që të rrëzohet vetoja e presidentes Shiroka-Pula.

Deputetja Bleta Deliu-Kodra tha se janë realizuar negociata me Lëvizjen Vetëvendosje që është në pushtet, për mënyrën se si do të trajtohet ligji. 

“Duhen 61 vota për ta miratuar ligjin dhe po ashtu për ta rrëzuar veton e presidentes. Prandaj me këtë rast unë dua t’i ftoj të gjithë kolegët deputetë që ta procedojmë tutje ligjin dhe ta miratojmë atë. Është fazë e parë që kalohet në këtë Komision dhe pastaj do të kemi mundësi që në seancë plenare të diskutojmë dhe ta amandamentojmë ligjin e shumëdiskutuar tashmë”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka thënë se ka pasur interpretime të ndryshme të Rregullores së Kuvendit, pasi PDK-ja ka vlerësuar se amendamentimi i ligjit është i mundur në këtë fazë, ndërsa shumica parlamentare ka vlerësuar se një gjë e tillë nuk lejohet dhe se, nëse duhet bërë ndryshime në dokument, procedura duhet të nisë nga e para.

«Por lo tanto, hoy nos encontramos en la situación de tener que someter la ley a aprobación en la Asamblea, en su forma actual. Luego iniciaremos un nuevo proceso de enmienda de la ley, junto con los diputados», declaró.

Según Deliu-Kodra, la versión actual de la ley debe ser sometida a votación nuevamente en la Asamblea, de conformidad con el artículo 84 del Reglamento, y se necesitan 61 votos para su aprobación y la anulación del veto presidencial.
Pasi Gjykata Speciale dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, PDK-ja inicioi ndryshime në ligjin për këtë gjykatë, nëpërmjet të cilave parashihet kufizimi i juridiksionit lëndor, kohor dhe territorial. Mes tjerash, ndryshimet kërkojnë që nëse dënimi nuk rrëzohet në apel, atëherë procedura në Supreme të zhvillohet në Kosovë dhe jo në Hagë.

Grupi i caktuar nga PDK-ja që ka hartuar ndryshimet ligjore, është drejtuar nga deputeti Përparim Gruda. Ai ka qenë kundër vendimit të partisë për t’i kërkuar presidentes që të mos e nënshkruajë ligjin, ndërkaq të enjten kur partia ka vendosur të hyjë në fuqi, e njëjta përmbajtje e dokumentit, ai ka refuzuar të flasë, duke mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Kundër tërheqjes së ligjit ka qenë edhe Aleanca. Por, nismën e re të PDK-së e ka përkrahur kjo parti edhe në Komision.

Deputeti Besnik Tahiri ka thënë se partia që i përket mbështet pozicionin e sponsorizuesit të Ligjit, pra PDK-së, edhe në Komision e edhe në Kuvend.

“Mirëpo, kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës dhe nga Qeveria në qoftë se kërkesa është për amandamentim, respektivisht ndryshim të neneve të këtij ligji, kjo të ndodhë jo me shpejtësi të tepsisë, por me shpejtësi të dritës”, ka thënë Tahiri.

E, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në Komision ka thënë se partia së cilës i takon është për opsionin që, vetoja e presidentes të mos rrëzohet dhe hartimi i ligjit të nisë nga e para. Por, ka theksuar se do të jetë në dorë të Kuvendit të vendosë për këtë çështje. 

“Sponzorisuesi vetë e ka iniciuar Ligjin, është pikërisht sponzorizuesi që vetë ka kërkuar kthimin e Ligjit nga presidentja me arsyetimet e përgjithshme dhe natyrisht është në dorën e sponzorizuesit për t’i dhënë epilog të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm. Ne jemi në një rrethanë të tillë për ligjbërje të re, për ligj të ri, duke i dhënë besimin sponzorizuesit se ka identifikuar defekte në Ligj. Ne nuk jemi sot për të votuar të njëjtin, marrë parasysh shqetësimet që i ka dhënë vetë sponsorizuesi. Jemi për një nismë të re ligjore”, ka thënë ai.

Edhe në një prononcim për KOHËN, Rrustemi ka thënë se gabimet po kushtojnë rëndë, prandaj nuk ka nevojë për nxitim pasi ka edhe dy javë kohë. 

“I kemi edhe dy javë kohë. Nuk është mirë që përsëri të nxitohemi e përsëri të gabojmë e të pendohemi. Gabimet po na kushtojnë rëndë. Nuk ka mandej lexim të katërt”, ka thënë Rrustemi. 
Pidió que todo el grupo de trabajo encargado de la estrategia estatal para el Recurso de Apelación en La Haya consultara con la UE y luego informara a la Asamblea para determinar dónde se pueden realizar cambios. 

E, kolegu i tij, Artan Abrashi, ka theksuar se nuk e ndien për obligim të veprojë sipas skenarit të PDK-së. Ai të rëndësishëm e quajti fokusin te Strategjia Shtetërore për përballje me Apelin në Hagë.  

Kurse, bashkëpartiaku i tij, Vigan Qorrolli, i cili është edhe kryetar i Komisionit parlamentar për legjislacion, ka shprehur qëndrimi që të shkohet me iniciative të re ligjore.

“Qëndrimi ynë si mazhorancë politike është shumë i qartë: Ne, konsiderojmë që një iniciativë e re ligjore e hartuar me kujdes dhe pjesëmarrje të përbashkët parlamentare do të ishte rruga më e përgjegjshme për trajtimin e kësaj çështjeje”, ka thënë Qorrolli.

E, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila në mandatin e shkuar ka qenë presidente, ka thënë se është kundër përmbysjes së vetos së presidentes Shiroka-Pula.

“Ne po presim tani të shohim çka do të sillet në Kuvend. Në parim nëse synohet të kalohet Ligji i njëjtë dhe të përmbyset vetoja e presidentes, natyrisht që ne nuk jemi për, për të gjitha arsyet që i kemi paraqitur në seancën e atëhershme, por edhe për arsye shtesë. Tani ne nuk e dimë nëse do të synohet një gjë e tillë apo do të ketë iniciativë të re ligjore për ta ndryshuar Ligjin, por cilado që të jetë, LDK-ja nuk është për iniciativa të cilat në fakt në esencë nuk arrijnë asgjë në mbrojtje të së vërtetës historike të Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare, por thjesht krijojnë pritje të rrejshme”, ka thënë Osmani para nisjes së seancës së Kuvendit.

Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë votuar më 6 tetor. E më 22 tetor, është kthyer në Kuvend nga presidentja Shiroka-Pula me kërkesë të PDK-së, që i inicioi ndryshimet.