Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

El municipio niega a LVV el acceso a los expedientes de legalización de cuatro edificios.

Jefe del grupo de asamblea del Movimiento Vetevendosje en la Asamblea Municipal de Pristina, Gëzim Sveçla

Foto de : Driton Pacharada

Katër objektet për të cilat një sinjalizues ngriti dyshime për proces të kundërligjshëm legalizimi, tashmë janë të legalizuara, ka konfirmuar shefi i grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla. Ai tha se Komuna ka refuzuar të ofrojë qasje në dosjet e plota, përmes të cilave do të mund të verifikohej se si është zhvilluar procesi

Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë se është konfirmuar tashmë se janë legalizuar që të katër objektet, për të cilat një sinjalizues ka ngritur dyshime se procesi për to është zhvilluar kundërligjshëm me qëllim përfitimi.

Objektet përmenden në një komunikim që, sipas sinjalizuesit, i përket Florent Maliqit, që aktualisht është shef i kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ndërkaq për një kohë ka qenë drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit, e njëkohësisht edhe ushtrues detyre i drejtorit të Kadastrit.

Sveçla tha se komuna nuk ka ofruar qasje në dosjen e plotë të legalizimit të këtyre objekteve në pronësi private.

“Në vend të tyre, na janë dorëzuar katër certifikata të legalizimit. Pa dokumentacionin përcjellës dhe pa materialet bazë, mbi të cilat janë marrë ato vendime, pra ne i kërkuam dosjet, ata na dhanë certifikatat. Kjo është edhe më shqetësuese kur ligji përcakton se baza e të dhënave të legalizimit është publike, dhe se publiku ka të drejtë qasjeje në të”, ka theksuar Sveçla.

Pas kësaj, Sveçla tha se i është drejtuar me ankesë Agjencisë për Informim dhe Privatësi, dhe shprehu pritjen që nëpërmjet këtij institucioni do të sigurohet qasja në dosjen e plotë.

“Kemi një pyetje konkrete për Përparim Ramën dhe qeverisjen e tij në kryeqytet. Nëse gjithçka është në rregull, ashtu siç po pretendon zoti Rama, pse nuk po i hapni dosjet? Nëse legalizimet janë bërë sipas ligjit dhe nëse dokumentacioni është i rregullt, ju lusim ta publikoni të njëjtin. Sepse ato që na kanë dorëzuar certifikata tregojnë se objekti është legalizuar, dosja na tregon se si është legalizuar. Pra, certifikata e tregon rezultatin, kurse ne jemi të interesuar ta dimë procesin dhe procedurën. Këtë e mësojmë vetëm kur t'i kemi dosjet”, është shprehur ai.

además La KPK se niega a readmitir a los fiscales serbios del norte que dimitieron en 2022. NOTICIAS DE LA NOCHE La KPK se niega a readmitir a los fiscales serbios del norte que dimitieron en 2022.

Sveçla también ha anunciado que el caso está siendo gestionado por la Fiscalía Especial.

Ai tha se të enjten është intervistuar nga Prokuroria asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Çlirim Gërbeshi, ndërsa gjatë së premtes edhe Berita Abazi. 

Rezana Bozhlani