Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Cultura

El antiguo bazar de Shkodra revive en 3D

Antiguo bazar de Shkodra - 3D

Projekti i prezantuar nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, mbështetet në fotografitë historike të arkivit Marubi dhe synon të rindërtojë në një mjedis virtual rrugicat, ndërtesat, arkitekturën dhe detajet karakteristike të Pazarit të Vjetër të Shkodrës

Pazari i Vjetër i Shkodrës do të marrë jetë në një dimension të ri përmes teknologjisë 3D dhe një eksperience virtuale, që do t’u mundësojë vizitorëve të udhëtojnë pas në kohë dhe të zbulojnë nga afër pamjen e qytetit në shekullin XIX.

Projekti i prezantuar nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, mbështetet në fotografitë historike të arkivit Marubi dhe synon të rindërtojë në një mjedis virtual rrugicat, ndërtesat, arkitekturën dhe detajet karakteristike të Pazarit të Vjetër të Shkodrës.

Nën drejtimin artistik dhe konceptual të Federico Curani, (art director dhe game designer), si dhe me projektimin hapësinor të Edoardo Bracchit, e kaluara e qytetit do të rikthehet përmes një përvoje gjithëpërfshirëse. Teknologjia imersive do t’u mundësojë vizitorëve eksplorimin e hapësirave historike, zbulimin e arkitekturës, si dhe të përjetojnë atmosferën e një Shkodre që sot ruhet në fotografitë e arkivit historik.

Sipas Muzeut “Marubi”, kjo nismë “nuk përfaqëson thjesht një mënyrë të re për të parë të kaluarën, por një mundësi për ta përjetuar atë nga afër, duke ndërthurur trashëgiminë kulturore, artin dhe teknologjinë”. 

“Projekti realizohet në bashkëpunim me Kub France Tirana (Instituti Francez i Shqipërisë), Ambasadën e Francës në Shqipëri, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe Consulting and Development Partners (CODE Partners)”, shkruhet në njoftim.