Apoya a TIME. Preserva la verdad.
CRÓNICA

Dos heridos en Gjakova, sospechoso detenido

oficial de policía - policía - lesiones - arresto - asesinato

Foto: Ilustración

Foto de : Driton Pacharada

Dy persona janë plagosur pasditen e së martës në Gjakovë, teksa i dyshuari është arrestuar, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, informatën për plagosje e mori rreth orës 16:40 nga Emergjenca e Gjakovës ku dy persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshoheshin se ishin plagosur nga arma e zjarrit.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri (3) gëzhoja dhe një (1) armë e gjatë automatike”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, Policia ka thënë se po ndërmerr veprimet policore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.