Apoya a TIME. Preserva la verdad.
CRÓNICA

Acusación por usura contra tres personas; uno de los sospechosos se encuentra prófugo.

usura

Foto: Ilustración

Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, dy prej të cilëve dyshohen për fajde, ndërsa i treti për manipulim me prova.

Sipas Prokurorisë, B.K. dhe F.S., ky i fundit që ndodhet në arrati, dyshohet se në bashkëkryerje kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e një personi me inicialet L.S., duke i dhënë hua para me kamata dhe provizione mujore shumë më të larta se vlera e shumave të huazuara.

Aktakuza thotë se përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të huadhënies dhe kërkesave për shlyerjen e borxheve, të dyshuarit kanë realizuar përfitime të konsiderueshme financiare. Si pasojë, të dëmtuarit L.S. dhe babait të tij, M.S., u është shkaktuar dëm prej 140 mijë eurosh.

Në të njëjtën çështje penale, aktakuzë është ngritur edhe ndaj H.T., i cili dyshohet për manipulim me prova.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, në prill të vitit 2024, në Suharekë, H.T. kishte marrë nga M.S. origjinalin e një marrëveshjeje huaje të lidhur ndërmjet B.K. dhe L.S., me arsyetimin se do t'ia tregonte B.K.-së. Por, pasi e kishte prezantuar dokumentin, dyshohet se e kishte shkatërruar atë, me qëllim që të pamundësonte përdorimin e tij në procedurë penale.

B.K. dhe F.S. akuzohen për veprën penale të fajdesë, sipas nenit 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa H.T. për manipulim me prova, sipas nenit 389.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin.