Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Zhegrova podría unirse a Rashica en el Besiktas

Zhegrova/Rashica

Edon Zhegrova mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga Juventusi. 

Të martën mediumet në Turqi kanë raportuar se interesim për Zhegrovën ka shprehur skuadra e Beshiktashit, ku aktivizohet edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Milot Rashica.

“Edon Zhegrova ishte një nga objektivat e Beshiktashit gjatë verës. Në atë kohë, lojtari kosovar nuk ishte i gatshëm t’i bashkohej Beshiktashit. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar. Megjithatë, këtë herë mund të finalizohet marrëveshja”, shkruan “Fotospor” të martën.

Edhe mediumet italiane kanë shkruar se Juventusi mund ta largojë Zhegrovën në janar.

Trajneri Luciano Spalletti, ditë më parë u shpreh i pakënaqur me paraqitjet e Zhegrovës deri më tani.