Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

El duque habla de los seis años que pasó en Italia.

Mergim Voivoda

Mërgim Vojvoda është një prej pak lojtarëve që luan në njërën prej “top-pesë” ligave më të mira në Evropë. Nga viti 2020, Vojvoda, ka luajtur 180 ndeshje në kampionatin e Italisë, Serie A. Shumicën prej tyre i ka te Torino. Plot 135 ndeshje ka luajtur për Torinon, 45 për Comon e 14 për klubin aktual, Udinesen.

Vojvoda ka synon të luajë edhe më gjatë në Serie A. Thotë se ka refuzuar oferta nga Lindja e Mesme për të mbetur edhe më gjatë në një nga ligat më të forta në Evropë.

“Më pëlqen të luaj në Itali, niveli është shumë i lartë. Në verë, më kontaktuan nga Lindja e Mesme, por doja të qëndroja në një ligë të nivelit të lartë, dhe ja ku jemi në krye. Në ekipin kombëtar, flas me shokët e mi të ekipit që kanë luajtur në Itali, Francë dhe Spanjë, dhe ata thonë se liga italiane është më e vështirë, veçanërisht nga pikëpamja taktike dhe përqendrimi që kërkon. Nuk mund të bësh gabime”, ka thënë Vojvoda të martën në emisionin “Udinese Tonight” të “TV 12”.

Vojvoda thotë se është integruar shpejt në Itali. Edhe për sa i përket gjuhës, Vojvoda thotë se u përshtat shpejt me Italinë.

“Sapo mbërrita në Itali, u përpoqa të integrohesha dhe pas disa muajsh jepja intervista në italisht. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Së pari duhet të integrohesh, pastaj të tjerët do të hapin krahët. Të tjerët presin që të jetë e kundërta, por duhet të jesh i pari që mëson gjuhën, kulturën dhe ushqimin”, është shprehur Vojvoda.

Mbrojtësi 31-vjeçar ishte transferuar te Torino në shtator të vitit 2020 nga Standard Liege i Belgjikës. Për Torinn luajti deri në shkurt të vitit 2025 kur iu bashkua Comos. Nga Como në korrik u transferua tek Udinese.

Udinese nuk po kalon momente të mira. Është në vendin e parafundit me gjashtë pikë në Serie A.

Por Vojvoda ka shpresë se Udinese shpejtë do të largohet nga zona e rënies në Serie B.

Ai është i lumtur tek Udinese.

“Kur mbërrita, menjëherë ndjeva ngrohtësinë e klubit dhe të tifozëve. U ndjeva mirë. Përgatitja fizike që bëmë ishte e ndryshme nga ajo me të cilën isha mësuar dhe nuk isha në formën time më të mirë fizikisht. Sa më shumë ndeshje kalonin, aq më shumë e ndjeja këtë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Edhe në një situatë si kjo, kur arrin të dalësh nga një situatë e vështirë, është edhe më e mrekullueshme. Dua të jap 100% deri në fund”, është shprehur ai.

Vojvoda ka folur edhe për periudhën e suksesshme te Como, që drejtohet nga Cesc Fabregas.

Në Como, Vojvoda luajti në shumë pozita.

“Nën drejtimin e Fabregasit, luaja si mbrojtës i djathtë, mbrojtës i majtë dhe sulmues anësor. Në fillim të sezonit të kaluar te Como, të gjithë sulmuesit anësorë ishin të lënduar, dhe ai më aktivizoi atje. Luajta shumë mirë dhe e kalova gjithë sezonin në atë rol. E njoh ligën italiane tani, thjesht duhet të kuptoj stilin e lojës që dëshiron trajneri i Udineses dhe mund të luaj në pozicione të ndryshme”, ka thënë Vojvoda.

Ai ka thënë se Fabregas është “mjeshtër”.

“Kur mbërrita në Como, ishim në zonën e kuqe, por trajneri ishte i bindur se mund ta bënim dhe përfunduam të dhjetët. Këtu, si atje, e dimë cilësinë që kemi. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë fizikisht dhe mendërisht të aftë dhe të japin gjithçka. Nëse është kështu, jam i bindur. Kemi shumë potencial. Deri më tani, gjithmonë na ka munguar dikush dhe nuk ka qenë e lehtë as për trajnerin. Nëse të gjithë janë të shëndetshëm, mund të bëjmë po aq mirë sa vitin e kaluar”, ka thënë Vojvoda.

Vojvoda është lojtari me më së shumti paraqitje te Kosova. Nga viti 2017 ka plot 81 paraqitje.