Fitore të thellë 4:0 ka regjistruar Shqipëria U19 ndaj Armenisë të shtunën pasdite në Sotira të Qipros.
Ndeshja i takoi Grupit 6, ku Shqipëria pas dy ndeshjeve e fitoi grupin me gjashtë pikë.
Ky rezultat i futbollistëve të udhëhequr nga Fatjon Tafaj, ia siguroi Shqipërisë U19 ngjitjen në Ligën A për raundin e tretë të kualifikimeve, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit të shtunën.
Shqipëria 4:0 e mposhti edhe Qipron në ndeshjen e parë.
Armend Muslika shënoi dy gola, ndërsa Alen Vukaj dhe Gabriel Kulla, realizuan dy golat e tjerë ndaj armenëve.
Shorti për grupet e Ligës A tërhiqet më 10 dhjetor. Ndeshjet e raundit të tretë kualifikues për Evropianin U19 luhen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Evropiani U19 organizohet në Çeki.