Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Sepp Blatter ataca a Gianni Infantino

Infantino

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, e ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij, Gianni Indantino.

Ai e ka quajtur “dikator” presidentin aktual të organit qeverisës botëror të futbollit (FIFA).

Blatter ka theksuar se Infantino duhet “të dërgohet në një spital psikiatrik”.

Sipas njeriut që e drejtoi organizatën për 17 vjet tha se FIFA po vuan.

“Aktualisht drejtohet nga dikush që është verbuar nga entuziazmi. Takimi me Donald Trump e ka ndryshuar Gianni Infantinon. Ai beson se është i destinuar të monopolizojë sportin më të popullarizuar në botë. Por tani ka figura kryesore në organizatën e futbollit që nuk e miratojnë këtë. Ata duan ta shkarkojnë atë”, ka thënë Blatter në një intervistë për “Der Spiegel”.

Ai gjithashtu përmend paratë si arsye. 
“’Nëse më zgjidhni mua’, u thotë ai federatave kombëtare, ‘do të merrni shumë më tepër para se më parë’. Ai është një diktator. Njerëzit në FIFA më thonë se askush nuk lejohet të hipë në ashensor me të. Ai është ‘i paprekshëm’”, ka vazhduar me kritika Blatter. “Infantino nuk njeh më kufij. Ai nuk kupton asgjë nga këto. Dua të them, ndoshta Infantino duhet të dërgohet në një spital psikiatrik”.

Blatter ka folur vazhdimisht kundër FIFA-s dhe presidentit të saj, Infantino. 90-vjeçari kishte bërë thirrje për bojkotim të Kupës së Botës 2026.