Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Raçi quiere dejar Hajduk Split

Ron Raci

Mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, po kërkon të largohet nga Hajduku i Splitit në afatin kalimtar të dimrit, shkruan të hënën “Nogometne Vijesti”. 

Sipas informacioneve të fundit, Raçi është i pakënaqur me hapësirën që po i jepet së fundi.

Qendërmbrojtësi Raçi ka humbur vendin e titullarit te klubi i madh kroat. 

Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Raçi ka qëndruar në stol, pa arritur të luajë asnjë minutë.
24-vjeçari ndeshjen e fundit e ka zhvilluar më 10 tetor ndaj Dinamos së Zagrebit. 

Ai në total këtë edicion ka luajtur 792 minuta dhe ka kontribuar me një gol. 

Raçi ka pasur momente të mira me fanellën e Hajdukut, ndërsa trajneri Gonzalo Garcia kishte shprehur publikisht vlerësimin për cilësitë e reprezentuesit të Kosovës. 

Raçi iu bashkua Hajdukut  në verën e vitit të kaluar nga Prishtina për 300 miijë euro. 

Kontrata me Hajdukun i përfundon në verën e vitit 2029.