Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

El presidente Shiroka Pula visita al representante de Kosovo: Nuestro país cree en usted.

Shiroka Pula - Muriqi

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar lojtarët e Kosovës në prag të ndeshjeve kundër Izraelit dhe Irlandës në Ligën e Kombeve.

Presidentja Shiroka Pula u ka uruar fat në ndeshjet ndaj izraelitëve dhe irlandezëve.

Ajo ka shtuar se Kosova beson tek ata.

“Është kënaqësi e veçantë që sot të jem në mesin tuaj dhe të kem mundësi t’u takoj nga afër. Dua që në fillim t’u shprehi mirënjohjen dhe falënderimin tim në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për paraqitjen tuaj mbresëlënëse si dhe në klubet ku luani anë e mbanë botës, ashtu edhe në kombëtaren e Kosovës. Ju falënderoj që me paraqitjet tuaja na bëni vazhdimisht krenar. Vendi ynë beson në ju dhe do të jetë gjithmonë përkrah jush. Shumë fat dhe suksese në ndeshjet e ardhshme. Forca Kosova”, ka thënë Shiroka Pula.

Kosova të shtunën e luan ndaj Izraelit ndeshjen e parafundit, ndërsa tre ditë më pas kundër Irlandës në udhëtim.