Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

El Milan obtiene peores resultados con Jashari en la alineación titular.

Ardón Jashari

Ardon Jashari pati paraqitje shumë të mira me Club Bruggen para se të transferohej te Milani për afro 36 milionë euro në verën e vitit 2025.

Por, 24-vjeçari te “rossonerët” nuk e ka gjetur ende formën më të mirë. 

Ai kishte lëndim në fillim të edicionit të kaluar dhe ka pasur minutazhë të limituar. 

Formë të mirë nuk ka as Milani. 

Megjithatë, rezultatet jo të mira të Milanit kanë qenë më të shpeshta kur Jashari ka qenë titullar, shkruan “SRF” të premten. 

Mesfushori që përfaqëson Zvicrën kishte mundësinë të shfaqte më të mirën edhe me Massimiliano Allegrin, por edhe tani me trajnerin Ruben Amorim. 

Nuk ia doli. 

Të enjten, Milani e pësoi humbjen e tretë në Ligën e Evropës. Humbi 2:0 në shtëpi nga Ferencvaroshi. 

Jashari ishte titullar në të gjitha ndeshjet e Milanit në Evropë. 

Në të gjitha garat, Milani ka pësuar katër humbje në 14 ndeshje. Jashari ishte titullar në të gjitha katër humbjet. Milani me Jasharin titullar i ka edhe tri fitore.