Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Manaj anota el décimo gol de la temporada.

Rey manaj

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, e ka shënuar golin e dhjetë këtë edicion në kategorinë e dytë të futbollit turk. 

Manaj paraqitet për Sivassporin që të shtunën u mposht në udhëtim nga Vanspori me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së 14-të. 

Qendërsulmuesi Manaj golin e vetëm të Sivassporit e realizoi në minutën e 85-të. 

29-vjeçari Manaj e kompletoi ndeshjen, kurse bashkëlojtari i tij, Valon Ethemi, luajti deri në minutën e 68-të. 

Ndërkohë te Vanspori për shkak të lëndimit mungoi Jurgen Bardhi. 

Manaj krahas dhjetë golave ka kontribuar edhe me dy asistime. 

Sivasspori nuk është duke kaluar formë të mirë. Është në pjesën e poshtme në tabelë me 13 pikë.