Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Lutfi Dalipi marca un gol en Suiza

Lutfi Dalipi

Lutfi Dalipi ka shënuar një gol të dielën mbrëma në barazimin e Vaduzit kundër Lausannes 2:2.

Dalipi shënoi golin e barazimi 1:1 në minutën e 78-të, ndërsa kompletoi takimin e javës së 14-të të Superligës së Zvicrës.

Për Dalipin është goli i gjashtë, ndërsa ka edhe nëntë asistime në elitën helvetike të futbollit.

Te Vaduzi në minutën e 89-të u inkuadrua mbrojtësi Liridon Berisha.

Vaduzi zë vendin e dhjetë me 11 pikë.

Lausanne është në pozitën e fundit me tetë pikë.

Të dielën luajti edhe Baseli. Humbi nga Luzerni në shtëpi me rezultatin 2:0.

Xherdan Shaqiri u zëvendësua pas pjesës së parë.

Portieri Simon Simoni qëndroi në stol te Luzerni.