Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Musiala lesionado, se perderá el año.

Jamal Musiala

Mesfushori ofensivë i Bayern Munchenit, Jamal Musiala, do të mungojë në pjesën e mbetur të këtij viti, shkruajnë të premten mediumet gjermane.   

Musiala ka pësuar lëndim në muskujt e pjesës së pasme të kofshës së djathtë. 

Për lëndimin e gjermanit ka njoftuar edhe gjiganti bavarez. 

“Jamal Musiala ka pësuar një lëndim muskulor. Stafi mjekësor i Bayernit ka konfirmuar të premten se futbollisti gjerman ka pësuar një lëndim në muskujt e kofshës së pasme të këmbës së djathtë”, ka shkruar Bayerni. 

23-vjeçari është lënduar të mërkurën në disfatën që e pësoi Bayerni nga Lille me rezultatin 2:1. 

Musiala në ndeshjen ndaj Lillet ishte inkuadruar nga pjesa e dytë. 

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Gjermanisë edhe më herët ka pasur telashe me lëndime. 

Musiala këtë edicion për shkak të lëndimeve i ka munguar Bayernit në 12 ndeshje.