Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

"Copa del Mundo", Kosovo Sub-15 logra dos victorias.

Kosovo U15

Pas disfatës 1:0 të shtunën në nisje të Kupës së Botës U15 që po organizohet në Baku të Azerbajxhanit, Kosova U15 ka reaguar të dielën dhe ka regjistruar dy fitore. 

Përfaqësuesja e të rinjve zhvilloi dy ndeshje.

E mposhti fillimisht 2:1 Afrikën e Jugut me dy gola të Endri Avdimetajt. 

Në ndeshjen e pasdites fitoi ndaj përfaqësueses së Maldiveve, bindshëm 3:0.

Golat i realizuan Mal Krasniqi, Endri Avdimetaj dhe Blerand Morina. 

Kosova U15 të hënën në mëngjes përballet me Francën, ndërsa ndeshjen e fundit të Grupit A e luan ndaj Anguillës, pasdite. 

Pas tri ndeshjeve, Kosova zë pozitën e katërt me gjashtë pikë, pas dy fitoreve e një humbjeje. Gjashtë pikë i ka edhe Afrika e Jugut. Grupit i prijnë Franca dhe Estonia me nga shtatë pikë. 

Në turneun “FIFA U-15 World Cup & Festival 2026” po marrin pjesë 189 shtete. Ndeshjet luhen dy herë nga 20 minuta dhe me nga tetë lojtarë në fushë. Lojtarët janë të moshave të lindur në vitin 2011 apo 2012.