Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Kosovo Sub-15 fue derrotado frente al presidente de la FIFA.

Kosovo U15

Përfaqësuesja U15 e Kosovës ka pësuar dy humbje të enjten në Botërorin dhe Festivalin e kësaj grupmoshe që po organizohet në Azerbajxhan. 

Kosova në çerekfinalen për plasmanin e pozitave 97-104 të Nivelit D të këtij Botërori, u mposht në penallti 3:2 nga Republika Dominikane. Koha e rregullt u mbyll 1:1. 

Më pas, në gjysmëfinale për plasmanin e pozitave 101 deri 104, humbi 5:2 nga Lituania. 5:0 në të mirë të lituanëve u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Kosova shënoi dy herë por nuk e përmbysi rezultatin. 

Këtë ballafaqim nga afër e ndoqi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. 

Për plasmanin në pozitën e 103-të, Kosova do të luajë të premten ndaj Burundit, nga ora 07:15. 

Në Nivelin D paraqiten ekipet që në fazën e parë, përfunduan në vendin e katërt në grupe.