Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Ismajli estará fuera un mes

ismaelitas ardianas

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, pritet të mungojë për disa javë, pas dy lëndimeve të pësuara në ndeshjen ndaj Napolit.

Torino ka konfirmuar problemet shëndetësore të Ismajlit, të cilat u shfaqën gjatë humbjes 1:0 nga Napoli, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

Ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës së ulët në muskujt e kofshës së majtë, si dhe një frakturë në dorën e djathtë, për të cilën pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas raportimeve të mediumeve italiane, Ismajli mund të qëndrojë jashtë fushave për rreth 25 ditë.

30-vjeçari pritet të mungojë në përballjet e Torinos ndaj Lazios, Genoas dhe Interit, ndërsa në pikëpyetje është edhe paraqitja e tij kundër Cagliarit, më 20 dhjetor.

Rikthimi i tij mund të shtyhet deri në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, varësisht nga ecuria e rikuperimit.

Ismajli këtë edicion ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat.