Përfaqësuesja e Holandës ka shënuar fitore shumë të thellë 7:0 ndaj Greqisë.
Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma i takoi Grupit A2 të Ligës së Kombeve.
Tijjani Reijnders shkëlqeu në fitoren e “tulipanëve” duke realizuar tre gola.
Ndërsa dy gola i shënoi Jurrien Timber, nga një gol shënuan Crysencio Summerville dhe Donyell Malen.
Holanda i prin grupit me 11 pikë. Greqia është në pozitën e dytë me tetë pikë.
Tetë pikë i ka edhe Gjermania në vendin e tretë. Serbia është e fundit pa pikë.