Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se kartoni i kuq i marrë nga Kreshnik Hajrizi në minutën e 26-të ndryshoi rrjedhën e lojës. Kosova pësoi 3:0 në udhëtim nga Irlanda të martën mbrëma dhe përfundoi e treta në Grupin 3 të Ligës B.
“Filluam mirë. Në 20-25 minutat e parë ishim më të mirë dhe më dominantë. Është dashur të kalojmë në epërsi. Pas kartonit të kuq ishte vështirë të luajmë me një lojtar më pak. Pas golit të dytë ishte shumë e vështirë, pasi Irlanda bëri edhe më shumë presion. Në këtë nivel nuk mund të luash dy ndeshje rresht me një lojtar më pak. Nuk është dashur të ndodhë kartoni i kuq. Skuadra mori mësim nga këto lojë. E pamë që Liga B është nivel tjetër me Ligën C”, tha Foda pas ndeshjes.
Foda ka thënë se është me rëndësi që lojtarët e Kosovës të luajnë më shumë në klubet e tyre.
“Shumë lojtarë kanë luajtur pak në klubet e tyre. E rëndësishme tani është që lojtarët të luajnë më shumë në klubet e tyre”.