Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Los próximos dos sorteos: Kosovo solo en uno de ellos.

Kosova

Ndeshjet e së martës mbrëma ishin të fundit për këtë vit të përfaqësueseve evropiane të futbollit. Luajti edhe Kosova, që pësoi 3:0 nga Irlanda në Dublin.

Ky rezultat bëri që Kosova të mos jetë pjesë e shortit që tërhiqet menjëherë të premten prej orës 12:00. Bëhet fjalë për shortin për promovim në Ligën A të Ligës së Kombeve, ku Kosova synonte të ishte.

Kosova përfundoi e treta në grup dhe do të vazhdojë në Ligën B edhe edicionin e ardhshëm. Irlanda përfundoi e dyta dhe do ta mësojë të premten kundërshtarin e plejofit për kalim në Ligën A.

Në plejof për kalim në Ligën A të Ligës së Kombeve do të luajnë katër përfaqësuese që ishin në Ligën A dhe katër të tjera që ishin në Ligën B. Prej Ligës A janë Danimarka, Kroacia, Uellsi dhe Serbia. Prej Ligës B janë Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina, Hungaria dhe Irlanda. Ndeshjet zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.

Është edhe plejofi për Ligën B, të cilin Kosova megjithatë e shmangu. 

Izraeli, Rumania, Gjeorgjia dhe Maqedonia e Veriut janë në këtë plejof prej Ligës B, ndërsa Estonia, Bjellorusia, Ishujt Faroe dhe Qiproja prej Ligës C.

Të premten është edhe shorti për çerekfinale të Ligës së Kombeve. Për titull të kampionit garojnë tetë përfaqësueset më të mira nga Liga A. 

Shorti të cilin te Kosova e presin me padurim është ai i kualifikimeve për Euro 2028. Kosova për herë të parë do të jetë në vazon e tretë, ndërsa deri të martën mbrëma ishte në pozitë të mirë për vazon e dytë. Sa më lart në vazo, grupi mund të jetë më i lehtë dhe gjasat për kualifikim më të mëdha.

Shorti i kualifikimeve për Euro 2028 do të tërhiqet më 6 dhjetor në Belfast të Irlandës së Veriut.

Në vazo të njëjtë me Kosovën është edhe Shqipëria. Pra nuk do të ketë përballje shqiptare në eliminatoret e ardhshme.

Janë pesë vazo gjithsej. Në të pestën janë gjashtë përfaqësuese. Rrjedhimisht do të jenë gjashtë grupe me nga pesë përfaqësuese dhe gjashtë grupe të tjera me nga katër përfaqësuese.

Renditja në Ligën e Kombeve ka përcaktuar vazot për përfaqësuese.

Në vazon e parë janë përfaqësueset më të forta si Anglia, Portugalia, Franca, Gjermania, Spanja, Belgjika, Holanda, Norvegjia, Greqia, Italia, Danimarka e Kroacia. Vazoja e dytë përbëhet nga Uellsi, Serbia, Turqia, Çekia, Zvicra, Suedia, Austria, Irlanda e Veriut, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina, Hungaria dhe Irlanda.

Përfaqësueset e vazos së tretë, me të cilat nuk mund të përballet Kosova, janë: Ukraina, Skocia, Polonia, Izraeli, Rumania, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Mali i ZI, Shqipëria, Islanda dhe Sllovakia. Shumë prej këtyre përfaqësueseve janë “kundërshtare problematike” të Kosovës në aspektin politik. Dhe vlerësohet mirë që nuk do të jenë në grup me Kosovën.

UEFA nuk lejon përballjet e Kosovës me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, që janë në vazon e dytë. 

Kualifikimet për Euro 2028 nisin më 26 mars. Evropiani i ardhshëm zhvillohet në Angli, Irlandë, Skoci dhe Uells.