Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

De Biasi habla de los kosovares que llevó a Albania.

Gianni De Biasi

Trajneri Gianni De Biasi me të cilin Shqipëria arriti suksesin historik, kualifikimin në Kampionatin Evropian 2016 në Francë, ka dhënë intervistë të gjatë për “Tuttomercatoweb”. 

Ai ka treguar gjithë historinë si futbollist e trajner, ndërsa në fund ka folur edhe për suksesin madhor me “kuqezinjtë”. 

Ai ka folur edhe për futbollistët kosovarë që i mori te Shqipëria. 

Punën te Shqipëria e mori pas periudhës jo të suksesshme tek Udinese. 

“Kisha eksperiencë dëshpëruese tek Udinese dhe thash se nuk dua të punojë më në Itali. Dhe më pas mora ofertë nga Shqipëria. U takuam në Milano për marrëveshje. Një gazetar më vonë më tha se më kanë zgjedhur, por nuk isha i gatshëm. Lecce më donte në Serie A, por u mbështeta pas fjalës së dhënë. Në fund, e arritëm marrëveshjen dhe e nisa rrugëtimin si përzgjedhës. Mbërrita në kohën e ndërrimit të gjeneratës. Shkova pa e ditur se çfarë më pret, por doja të kthehesha në rrugën e duhur. Në dy vitet e para bëmë mirë, dhe në dy vitet tjera, arritëm që ta ngremë nivelin. Arrita që në Kombëtare të sjellë kosovarët, të cilët ende nuk ishin të pranuar në FIFA. E rritëm sasinë dhe cilësinë dhe ia dola që t’ua fus në mendjet e tyre idenë se mrekullia ishte e mundur. Kulmi u arrit me kualifikim në ‘Euro 2016’”, ka deklaruar De Biasi. 

De Biasi e udhëhoqi Shqipërinë prej vitit 2011 deri në vitin 2017. Në 51 ndeshje, i pati 19 fitore, 10 barazime e 22 humbje. Në fazën grupore të “Euro 2016”, Shqipëria u mposht 1:0 nga Zvicra dhe 2:0 nga Franca, ndërsa fitoi ndaj Rumanisë 1:0. Golin e fitores historike e shënoi Armando Sadiku.