Sonte në “Express” flasim me artisten feministe, Ms. Indefinite, e cila vjen për të shpalosur detaje rreth performancës “Oja t’prera”. Një akt performativ në hapësirë publike, vazhdim i protestës feministe, që e vendos dhunën ndaj grave dhe femicidin në qendër të vëmendjes, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe në fillim të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.
Po ashtu ju sjellim një material nga skena e kulturës. Në skenën e “Hanit të Dy Robertëve”, ney ka sjellë frymën e Anadollit dhe të muzikës sufiste, pianoja ka hapur hapësirën e harmonive dhe improvizimit, ndërsa trumbeta e bateria kanë zgjeruar ritmin drejt jazzit dhe funkut. “Ethno Fusion – Fusion Bridges” ka sjellë ndërthurje të traditave muzikore të Lindjes dhe Perëndimit. Instrumenti tradicional, ney, ka qenë një lloj udhërrëfyesi në një rrugëtim tingujsh që u ka dhënë hapësirë meditimit, improvizimit dhe ritmit.
Nuk mungojnë as storjet nga showbizi me protagonistë yje si, Quentin Tarantino, Brad Pitt, Miley Cyrus dhe të tjerë.
¡No te pierdas la nueva edición de "Express", esta noche a las 18:00 horas!