Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Ymeri: La decisión de Kurti sobre energía no necesariamente prohíbe las importaciones de empresas serbias.

Janina Ymeri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për ta ndaluar tregtimin e energjisë me kompanitë serbe, nuk e ndalon tregtimin me këto kompani. 

Ajo ka thënë se kompanitë serbe mund të regjistrohen në ndonjë vend tjetër të rajonit. 

“Tregtia e energjisë elektrike është transaksion. Shembull, mund të jesh kompani serbe dhe ta regjistrosh atë si maqedonase. EFT-ja ka dy pika, Zvicër e Serbi. Por, ne e dimë se kush është...Nuk do të thotë që kompanitë serbe janë patjetër në transaksion me origjinë serbe”, ka thënë Ymeri në “60 Minuta” në KTV. 

Ymeri ka thënë se është kontradiktë logjike të thuash se do të ndalet diçka që nuk ka pasur. Qeveria ka insistuar se s’ka pasur tregti me kompani serbe. 

“Kjo është kontradiktë logjike të thuash do të ndalim diçka që nuk ka pasur asnjëherë më herët, pse të thuash po e ndalim tash kur nuk ka pasur. Ka pasur dhe sot po duan të mendojnë që po ndalet”, tha Ymeri. 

Ymeri ka thënë se shqetësuese është se edhe është eksportuar energji te EFT-ja. 

“Kush eksporton nëse jo KEK-u prej Kosovës. A ka mundësi dikush tjetër përveç KEK-ut te EFT-ja. Në transaksione shihet. Kosova ka eksportuar dhe importuar te EFT-ja. Kush ka mundësi dikush tjetër në Kosovë kur krejt kompanitë janë të detyruara t’ia japin energjinë KOSTT-it dhe këtë e kam verifikuar. Pra, në eksport në orët e mesnatës shihet që është KEK-u. Pra i bie që ne kemi thithur tymin e KEK-ut ndërsa energjia ka shkuar për etnitetet serbe. Dhe sot të thuash që s’do të marrim energji prej tyre, kur në fakt jemi aq në nevojë për energji, nuk është garancë që nuk do të mbulohet energjia e Serbisë me një entitet shqiptar. Licenca e tyre skadoi por nuk do të thotë kjo që importi nuk mund të bëhet nëpërmjet kompanive tjera”, tha Ymeri.