Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Sveçla: Agentes de policía identificaron graves irregularidades en el caso de Arlinda Zekaj.

Jelal Svechla

Foto de : Driton Pacharada

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë evidentuar shkelje serioze nga disa zyrtarë policorë në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt. 

Sveçla ka thënë se dyshimet për mosmenaxhim të duhur të rastit janë konfirmuar pas verifikimit të të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve të Policisë së Kosovës, përmes Inspektoratit Policor. 

“Kam ngritur dyshimet lidhur me mosmenaxhimin e duhur të rastit të Arlinda Zekajt. Përmes Inspektoriatit Policor kemi verifikuar të gjitha veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Kosovës. Këto 72 orë kanë qartësuar dhe konfirmuar shqetësimet që kemi ngritur duke nxjerrë në pah dështime në trajtimin e raportimeve dhe në përmbushjen e përgjegjësive institucionale për mbrojtjen e jetës së saj”, ka thënë ai të premten në konferencën e përmbashkët për media me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Sipas tij, gjetjet e raportit që ia kanë dorëzuar kryeministrit Albin Kurti, evidentojnë disa shkelje serioze, përfshirë mosekzekutimin e urdhrit të parë për mbrojtje, vonesat në ekzekutimin e urdhrit të dytë, mospërfilljen e kërkesës për vlerësimin e rrezikut dhe mosndërmarrjen e masave të nevojshme për ngritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e Arlinda Zekajt.

Ministri deklaroi se përgjegjësia është që çdo veprim dhe mosveprim të hetohet deri në fund.

“Gjetjet e raportit që pres të trajtohen dhe vlerësohen edhe nga Prokuroria evidentojnë shkelje serioze nga disa zyrtarë policorë. Ndër shkeljet e identifikuara përfshihen mosekzekutimin e urdhrit të parë për mbrojtjen, vonesa në ekzekutimin e urdhrit të dytë për mbrojtje, mospërfillja e kërkesës për vlerësimin e rrezikut dhe mosndërmarrja e masave të nevojshme për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për mbrojtjen e Arlindës. Këto janë ndër shkeljet më serioze të evidentuara deri në këtë fazë. Asnjë suspendim nuk mund të konsiderohet i mjaftueshëm pa një hetim të plotë dhe të mirëfilltë… Asnjë uniform, asnjë gradë dhe asnjë pozitë komanduese nuk mund të shërbejë si mburojë ndaj përgjegjësisë... Arlinda kishte kërkuar mbrojte, institucionet kishin detyrimin të vepronin, sot përgjegjësia jonë është të sigurohemi që çdo veprim dhe mosveprim të hetohet deri në fund”, është shprehur ai. 

Sveçla bëri të ditur se janë identifikuar edhe 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë, për të cilat Policia ka raportuar individualisht për veprimet e ndërmarra. Ai tha se në raport janë përfshirë edhe raportimet për rastet me rrezikshmëri të mesme dhe të ulët.

Leer otras actualizaciones
protesta

Asesinato de Arlinda Zekaj, Sveçla y Gërvalla celebran una conferencia y protestan exigiendo su dimisión

La Ministra de Justicia, Donika Gërvalla, y el Ministro del Interior, Xhelal Sveçla, se reunirán hoy...